haga

Një betejë që nuk prodhon heronj

Postuar në 18 Korrik, 2020 23:56

Hashim Thaçi është kthyer në Kosovë pas katër ditësh intervistim në Prokurorinë Speciale në Hagë. Një institucion të cilin ai e ka dekretuar dhe para të cilit përgjigjet sot. Me imunitetin e Presidentit, jo me besimin e një qytetari që respekton angazhimin e tij. Sot ai ka bërë një hap pas në krahasim edhe me Rambujenë, në kështjellën e së cilës hyri me kredencialet e një luftëtari, pasi në këtë rast Presidentit të Kosovës nuk po i kërkohet informacion një firmë për paqen, por i kërkohet llogari për aktet e tij gjatë luftës.

Çfarë mund të negociojë Tirana për marrëveshjen e detit?

Postuar në 21 Dhjetor, 2017 12:00

Vendimi i fundit i qeverisë shqiptare për varrezat e ushtarëve grekë në Shqipëri, parë qoftë edhe në dritën e ligjit në fuqi dëshmon se negociatat mes dy vendeve po shoqërohen me lëshime reale. Madje të tepruara. 

Abrogimi i ligjit të luftës, siç njoftoi ministri i Jashtëm, grek, Kotzias, duhet pranuar se është arritje për Shqipërinë, të paktën në kuptim të interpretimit të deritanishëm të Tiranës zyrtare. 

Iran-SHBA drejt përballjes në Gjykatën e Hagës

Postuar në 10 Maj, 2016 14:26

Presidenti iranian, Hassan Rouhani, ka deklaruar se Teherani do të padisë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Gjykatën e Hagës për kthimin e disa aseteve të ngurtësuara nga SHBA që nga koha e Revolucionit Islamik. Duke folur para një turme njerëzish në qytetin Kerman, Rouhani, bëri të ditur se Irani nuk do të heqë dorë nga pasuria e tij, duke e cilësuar aktin e fundit të SHBA si grabitje në mes të ditës. Fjala është për një vendim të Gjykatës së Lartë amerikane, e cila vendosi që 2 miliardë dollarë, asete iraniane, t’i kalojnë familjeve të viktimave të bombardimeve të vitit 1983 në Bejrut.

Subscribe to RSS - haga