Iran-SHBA drejt përballjes në Gjykatën e Hagës

Postuar në 10 Maj, 2016 14:26

Presidenti iranian, Hassan Rouhani, ka deklaruar se Teherani do të padisë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Gjykatën e Hagës për kthimin e disa aseteve të ngurtësuara nga SHBA që nga koha e Revolucionit Islamik. Duke folur para një turme njerëzish në qytetin Kerman, Rouhani, bëri të ditur se Irani nuk do të heqë dorë nga pasuria e tij, duke e cilësuar aktin e fundit të SHBA si grabitje në mes të ditës. Fjala është për një vendim të Gjykatës së Lartë amerikane, e cila vendosi që 2 miliardë dollarë, asete iraniane, t’i kalojnë familjeve të viktimave të bombardimeve të vitit 1983 në Bejrut. Mirëpo Irani ka mohuar ndonjë rol aty ndërkohë që pretendon se asetet ishin bllokuar përpara vendimit të gjykatës, si pasojë e sanksioneve.

Po kështu Irani kundërshton një ligj të Kongresit amerikan që lehtëson përdorimin e aseteve të ngurtësuara iraniane, duke pretenduar se Kongresi ka hyrë në prerogativat e gjyqësorit. Çështja është e shumëdebatuar prej vitesh dhe nuk po gjen zgjidhje. Vendimi i gjyklatës së Hagës mund të lidhet me vetëm 2 mld dollarë, por cilidoqoftë ai, do të shërbejë si standard për të diskutuar më tej për këtë çështje. 

 

http://presstv.com/Detail/2016/05/10/464863/Iran-US-Hague-Rouhani-US-Sup...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.