gjermania

"Të mirët" dhe të "këqinjtë" e BE-së*

Postuar në 25 Shtator, 2015 12:38

"Edhe një fitore e tillë dhe ne jemi të humbur", mund të ketë menduar ndonjë politikan evropian pas votimit të ministrave të brendshëm të BE për kuotat e refugjatëve sipas parimit të shumicës. Pazarllëku i vazhdueshëm në lidhje me marrjen e njerëzve të dëshpëruar, të cilët janë të detyruar t'ia kthejnë shpinën atdheut të tyre për shkak të luftës dhe mjerimit, është i turpshëm. Shifrat e negociuara janë kapërcyer prej kohësh, vetëm në Gjermani priten pesë herë më shumë refugjatë deri në fund të vitit.

Në lojë është e ardhmja e Europës*

Postuar në 23 Shtator, 2015 20:28

Për momentin e tërë Europa dhe posaçërisht Gjermania është përfshirë në debatin publik mbi  emigracionin masiv apo të zhvendosjes kolektive të masave të mëdha të njerëzve. Në rastin konkret termi “emigrant”  është zëvendësuar me  termin “refugjat” ose më saktë, me termin “emigrant për motive ekonomike”.

Stigliz: Gjermania po e çon Europën në kaos, oligarkët nuk preken

Postuar në 22 Shtator, 2015 09:38

Nobelisti Joseph Stigliz ka bërë në tjetër vlerësim për situatën në Greqi pas nënshkrimit të marrëveshjes me kreditorët dhe partnerët Europianë. Ai akuzon Gjermaninë për politikën e masave shtrënguese ndaj Greqisë dhe kaosin e krijuar në eurozonë.

Emigrantët i drejtohen Kroacisë, Gjermania kërkon forcimin e ligjit për azil

Postuar në 18 Shtator, 2015 08:25

Mijëra imigrantë vazhdojnë të dynden drejt Kroacisë ku autoritetet shprehen se nuk po e përballojnë dot këtë fluks, duke mbajtur të lartë presionin mbi Bashkimin Evropian ku krerët e vendeve anëtare do të mblidhen javën që vjen për të gjetur një zgjidhje për këtë krizë. Gjithsej 6 200 imigrantë hynë vetëm brenda një dite në Kroaci, thekson Zagrebi, që pret një fluks prej më shumë se 20 mijë persona në dy javët e ardhshme dhe i trembet një situatë jashtë kontrolli.

Gjermania rivendos kontrollin e pasaportave në kufi

Postuar në 13 Shtator, 2015 17:27

Kriza e refugjatëve po ndryshon shumë shpejt atë që Europa e arriti më vështirësi të madhe: lëvizjen e lirë. Krijimin e një hapësire të përbashkët. Mediat e shumta europiane raportojnë se për shkak të numrit të madh të refugjatëve, Gjermania ka vendosur të rikthejë kontrollin në kufi me Austrinë. Britanikja “The Telegraph” raporton se sot në mbrëmje, ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maziere, domtë njoftojë rikthimin e kontrollit të pasaportave në kufi. Ndërkohë probleme paraqet edhe menaxhimi i situatës së brendshme.

"Në lojë është Europa, jo Greqia. Europa, peng i çarjes franko-gjermane”

Postuar në 09 Shtator, 2015 16:22

Ish-ministri i Financave i Greqisë, Yanis Varoufakis, vijon me përpjekjen për të sqaruar opinionin mbi atë që ndodhi me Greqinë. Përmes një opinioni të publikuar në “New York Times” më 8 shtator, Varoufakis, del me një tezë ideologjike, të cilën e sheh si shkak të krizës së madhe europiane. Krizë e cila konstituohet nga përplasja e madhe franko-gjermane, mbi atë që duhet të jetë Europa.

Ataturku, ylli i shndritshëm i Hitlerit

Postuar në 09 Shtator, 2015 13:09

Fiksimet e Hitlerit se ai ishte njeri me prirje për fiksime të pashëndetshme ishin të rrezikshme për botën: qoftë fiksimi me veten, me shkollën e artit, me ëndrrat e tij të madhështisë, me Eva Braun, me urrejtjen për çifutët ose, më e panjohuri, për Turqinë. Të thuash se rrënjët e Rajhut të Tretë janë ekzaminuar tërësisht do të ishte një nënvlerësim. Megjithatë, një nga elementët në marrjen e pushtetit prej Hitlerit është lënë krejtësisht në hije: rëndësia e Turqisë dhe Mustafa Kemal Atatürk (Hitleri e quante “ylli i shndritshëm” i tij) në mendimet e Fyhrerit.

Gjermania, gjashtë miliardë euro financim për emigrantët

Postuar në 07 Shtator, 2015 10:43

Gjermania do të akordojë një financim gjigant prej gjashtë miliardë eurosh për t’i ardhur në ndihmë valës së emigrantëve, shumica të ardhur nga Siria e përfshirë nga lufta civile. Paketa me vlerë gjashtë miliardë euro u miratua sot gjatë orëve të para të mëngjesit, pas bisedimeve të mbrëmshme në Berlin. Tre miliardë euro vijnë nga buxheti federal për vitin 2016, ndërkohë që pjesa tjetër është rezervuar për të ndihmuar shtetet federale dhe qeveritë lokale për akomodimin e migrantëve. Për vitin në vazhdim, një miliard euro nga buxheti federal do të përdoren për të ndihmuar migrantët.

“Lideri lokal” Vuçiç, i ftuar i Merkel në Berlin dhe i Biden në Washington

Postuar në 07 Shtator, 2015 03:30

Ndoshta është herët për ta thënë, por duket tashmë se diçka thelbësore po ndodh në marrëdhëniet mes Perëndimit dhe Serbisë. Disa shenja të karakterit politik dëshmojnë se jo vetëm Serbia ka dalë nga izolimi i dikurshëm, por ajo po shihet si faktor i besueshëm në rajonin e Ballkanit. Siç mund të imagjinohet lehtë, trajtimi diplomatik i çështjes së Kosovës, është një prej arsyeve që Beogradi zyrtar po sheh tani dyer të hapura.

BE-ja para gjendjes së jashtëzakonshme?

Postuar në 02 Shtator, 2015 12:08

Është e frikshme të shohësh se sa shpejt dhe tërësisht hidhen poshtë vlerat evropiane nën presionin e krizës së refugjatëve në BE. Ballafaqimi me rritjen e fluksit të refugjatëve, azilkërkuesve dhe emigrantëve nga vendet fqinjë të Evropës do të kthehet në një sprovë vendimtare për BE-në, nëse nuk ndodh diçka së shpejti.

Pages

Subscribe to RSS - gjermania