Gjermania rivendos kontrollin e pasaportave në kufi

Postuar në 13 Shtator, 2015 17:27

Kriza e refugjatëve po ndryshon shumë shpejt atë që Europa e arriti më vështirësi të madhe: lëvizjen e lirë. Krijimin e një hapësire të përbashkët. Mediat e shumta europiane raportojnë se për shkak të numrit të madh të refugjatëve, Gjermania ka vendosur të rikthejë kontrollin në kufi me Austrinë. Britanikja “The Telegraph” raporton se sot në mbrëmje, ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maziere, domtë njoftojë rikthimin e kontrollit të pasaportave në kufi. Ndërkohë probleme paraqet edhe menaxhimi i situatës së brendshme. Landi i Bavarisë ka kërkuar ndihmën e policisë dhe për këtë arsye 2100 trupa policore domtë vendosen në këtë land, pikërisht për të siguruar kufijtë. Problemi është rënduar për Gjermaninë edhe për shkak të lojës që po bëjnë vende të tjera europiane, që po lejojnë refugjatët të largohen prej tyre drejt Gjermanisë, duke e kthyer problemin në problem kryesisht gjerman. “Nuk mund të lejojmë refugjatët që të zgjedhin lirisht se ku duan të qëndrojnë. Askund nuk ndodh kështu”, citohet ministri i Brendshëm, de Maziere. Kjo sjellje ka vënë në pikëpyetje sistemin e Dublinit, që sanksionon se imigrantët kërkojnë azil në vendin e parë të BE-së ku arrijnë. Në fakt Hungariao bën të kundërtën teksa ka mbushur trenat e po i nis në Gjermani. Budapesti synon të shkojë edhe më tutje kur pritet të miratojë të hënën një ligj që i dënon me burg refugjatët që kalojnë telin me gjemba që është vendosur në kufi me Serbinë.
Situata po paraqitet si alarmante dhe në tejkalim kapacitetesh. Ndërkohë akti i kontrollit kufitar de facto e zhbën lirinë e Shengenit. Nuk dihet cilat mund të jenë pasojat, por nuk janë të paktë ata që shohin te ky numër i madh imigrantësh, shkakun e tjetërsimit të perspektivës së Europës.

http://www.telegraph.co.uk/news/worldnews/europe/germany/11861966/German...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.