Emigrantët i drejtohen Kroacisë, Gjermania kërkon forcimin e ligjit për azil

Postuar në 18 Shtator, 2015 08:25

Mijëra imigrantë vazhdojnë të dynden drejt Kroacisë ku autoritetet shprehen se nuk po e përballojnë dot këtë fluks, duke mbajtur të lartë presionin mbi Bashkimin Evropian ku krerët e vendeve anëtare do të mblidhen javën që vjen për të gjetur një zgjidhje për këtë krizë. Gjithsej 6 200 imigrantë hynë vetëm brenda një dite në Kroaci, thekson Zagrebi, që pret një fluks prej më shumë se 20 mijë persona në dy javët e ardhshme dhe i trembet një situatë jashtë kontrolli. Një samit i jashtëzakonshëm i Bashkimit Evropian për refugjatët do të organizohet më 23 shtator në Bruksel për t’i bërë ballë krizës së imigracionit, më e rënda e ndodhur në Evropë që prej vitit 1945, njoftoi sot presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Ndërkohë ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Thomas de Maiziere, synon të forocjë ligjin mbi azilin duke dërguar imigrantët drejt vendeve hyrëse të BE-së, sipas një projektligji të konsultuar nga media. Ky projektligj, që ende nuk ka marrë miratimin e këshillit të ministrave, synon të dekurajojë flukset e azilkërkuesve që vijnë në Gjermani, që pret rreth 800 mijë deri në një milionë këtë vit, kundrejt 200 mijë që ishin vitin e kaluar. Të dielën, Thomas de Maiziere, kishte paralajmëruar se Gjermania nuk dëshironte që refugjatët të zgjedhin se në cilin vend të Evropës të shkojnë. Ai kishte sugjeruar gjithashtu që të reduktoheshin fondet e BE-së për vendet që i kundërvihen sistemit të kuotave për ndarjen e refugjatëve, një ide që u hodh poshtë menjëher nga kancelarja, Angela Merkel. Ministri konservator i Punëvet të Brendshme kërkon që të aplikojë në detaj marrëveshjen evropiane Dublin II, që parashikon kthimin e azilkërkuesit drejt vendit hyrës në BE, me një biletë kthimi dhe pak ushqim për rastet e vonesave. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.