Gjermania, gjashtë miliardë euro financim për emigrantët

Postuar në 07 Shtator, 2015 10:43

Gjermania do të akordojë një financim gjigant prej gjashtë miliardë eurosh për t’i ardhur në ndihmë valës së emigrantëve, shumica të ardhur nga Siria e përfshirë nga lufta civile. Paketa me vlerë gjashtë miliardë euro u miratua sot gjatë orëve të para të mëngjesit, pas bisedimeve të mbrëmshme në Berlin. Tre miliardë euro vijnë nga buxheti federal për vitin 2016, ndërkohë që pjesa tjetër është rezervuar për të ndihmuar shtetet federale dhe qeveritë lokale për akomodimin e migrantëve. Për vitin në vazhdim, një miliard euro nga buxheti federal do të përdoren për të ndihmuar migrantët. Gjermania dhe Austria ranë dakord të shtunën për të marrë refugjatë, të cilët deri tani ishin ndaluar nga Hungaria për të udhëtuar më në perëndim të Evropës duke cituar rregullat e BE-së sipas të cilave kërkuesit e azilit duhet të aplikojnë në të parin shtet perëndimor që mbërrijnë. Gjermania pret 800 000 azilkërkues për këtë vit, më shumë se çdo vend tjetër i BE-së. Rreth 20 000 refugjatë, kryesisht nga Siria, mbërritën në Mynih këtë fundjavë. “Ne po mbërrijmë në limitin e kapaciteteve tona”, deklaroi sot zëdhënësja e qeverisë, Simone Hilgers.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.