"Në lojë është Europa, jo Greqia. Europa, peng i çarjes franko-gjermane”

Postuar në 09 Shtator, 2015 16:22

Ish-ministri i Financave i Greqisë, Yanis Varoufakis, vijon me përpjekjen për të sqaruar opinionin mbi atë që ndodhi me Greqinë. Përmes një opinioni të publikuar në “New York Times” më 8 shtator, Varoufakis, del me një tezë ideologjike, të cilën e sheh si shkak të krizës së madhe europiane. Krizë e cila konstituohet nga përplasja e madhe franko-gjermane, mbi atë që duhet të jetë Europa. Varoufakis thotë se fakti që Trojka bën një ofertë që e di që do të dështojë, sikurse refuzonte të dëgjonte planin grek të 11 majit, dëshmon se Gjermania tanimë ka vendosur që të mos negociojë interesat e veta për të ardhmen e Europës. “Fakti që shumë pak njerëz kanë dëgjuar për planin grek është pra testamenti i dështimit të thellë të qeverisjes në Eurozonë. Nëse Pranvera e Athinës na jep një mësim, ky është ai që na thotë se Greqia do të marrë veten, vetëm atëherë kur BE-ja do të bëjë tranzicionin nga “Ne shtetet” drejt “Ne, populli europian”. Në të gjithë kontinentin, njerëzit janë të acaruar me një bashkim mometar që është ineficent, sepse është thellësisht jodemokratik. Kjo është arsyeja pse beteja për të shpëruar Greqinë është transformuar në një betejë për integritetin e Europës, shpirtit të saj, arsyes dhe demokracisë”, shkruan Varoufakis. Ai sqaron se kthesa e ish-kryeministrit Alexis Tsipras, kur pranoi kërkesat e Trojkës, erdhi pikërisht nga ky defekt sistemi i Eurozonës, i sanksionuar nga fuqia gjermane, e cila e sheh çdo alternativë si armiqësore me idenë e një Eurozone bazuar në Rregulla. Ndoshta është tepër të flasësh për një Greqi që përcakton ekuibra të tillë, por fakt është se Franca ka investuar shumë te Tsipras dhe te qëndrimi i Greqisë në Eurozonë. Greqia ndoshta ka forcën e shembullit, pasi tek ky rast të gjithë po shohin modelin gjerman të ndërhyrjes, që me sa duket po i shqetëson.
http://www.nytimes.com/2015/09/09/opinion/yanis-varoufakis-how-europe-cr...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.