fotografia

Fotografia, propaganda dhe retushimi

Postuar në 03 Qershor, 2016 00:08

Fotografia është një instrument i fuqishëm propagande, pasi ajo zëvendëson rolin e ikonës në memorien e përgjithshme. Në shekullin e 20-të ka shumë ngjarje, imazhe, portrete përfaqësuese dhe përfshirëse që janë kthyer në pikë kondensimi mes realitetit historik dhe pereceptimit emocional. Fotografitë e Çurçillit me puro, apo të Che Guevaras, imazhi i ushtarëve amerikanë në Ivo Jima, flamuri sovjetik në Berlin, këto dhe të tjera janë disa shembuj. Por jo përherë ajo që jepet është e vërteta.

Sergio Leone dhe Ennio Morricone - dy mjeshtrat, shokë klase që në fillore

Postuar në 01 Mars, 2016 20:00

Regjizori dhe muzikanti, të dy nisën rrugë bashkë për të hyrë në memorien e kinemasë. Një rast nga ata për të cilët mund të thuash se "ishte e shkruar".

http://www.repubblica.it/spettacoli/people/2016/03/01/foto/ennio_morrico...

A ndërtohet shteti me televizion e me fotografi?

Postuar në 12 Shkurt, 2016 12:08

Ministri i punëve të jashtme, H.TH, po shrytëzon të miturit dhe fëmijët e varfër të Kosovës për përfitime personale e për karierë partiake. Ky njeri po shkelë kodin etik dhe njerëzor duke manipuluar, në publik, me fëmijët e pafajshëm e fragjil. Fotografitë e shkrepura me fëmijë për fushatë partiake, në momentin kur në Kosovë po vdesin fëmijë nga kanceri për mungesë të trajtimit mjekësor, është kokë e këmbë, vepër e cmendur, e turpshme, jo etike, jo njerëzore dhe egoiste e këtijë njeriu dhe i shokëve të tijë.

“Tërbimi” i liqenit Erie

Postuar në 18 Janar, 2016 04:05

Liqeni “Erie” që bën pjesë te Liqenet e Mëdhenj të Amerikës së Veriut është i 12-i në botë për nga madhësia, është i njohur për tërbimin e tij. Në ndryshim nga liqenet e tjerë, që i mendojmë dhe kundrojmë si paqësorë, “Erie” krijon dallgë deri në 8 m të larta. Ja disa momente spektakolare nga tërbimi i dallgëve, realizuar nga fotografi Dave Sandford. 

Pse nuk qeshnin njerëzit në fotografitë e vjetra?

Postuar në 26 Shtator, 2015 13:57

Fotografitë e vjetra shihen zakonisht me syrin kurioz ndaj një “realiteti historik”, por një hollësi jo pak e rëndësishme na shpëton të gjithëve: askush nuk qesh në këto fotografi bardh e zi. Ose të paktën, thuajse askush. Fjala është për fotografitë realisht të vjetra, jo ato pas viteve ’20-30 të shekullit të 20-të. Phil Edwards shkruan për këtë cilësi të fotografive të vjetra në Vox.com dhe jep disa arsye. Ilustruar edhe me shembuj:

Pages

Subscribe to RSS - fotografia