Finlande

E djathta fiton në Finlandë, kryeministrja Marin pranon humbjen

Postuar në 03 Prill, 2023 12:14

Zgjedhjet e së dielës në Finlandë i dhanë fitoren të djathtës, pas një gare të ashpër elektorale.

Kryeministrja e majtë, Sanna Marin, pranoi humbjen përballë Partisë së Koalicionit Kombëtar, megjithëse rezultati është i ngushtë.

Mëngjeset e shtrenjta të kryeministres hapin debat në Finlandë

Postuar në 01 Qershor, 2021 10:53

Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, është vënë në “shënjestër” ditë e fundit, pasi mediat vendase raportuan se ajo kishte shpenzuar më shumë për ushqimin sesa parashikohet në listën e shpenzimeve që mbulon buxheti.

34 vjeçarja Sanna Marin zgjidhet kryeministre e Finlandës

Postuar në 09 Dhjetor, 2019 11:23

Finlanda ka vendosur së fundmi një lloj rekordi statistikor. Ministrja e Transporteve,  Sanna Marin është zgjedhur kryeministre e vendit dhe është vetëm 34 vjeç. 
Paraardhësi i saj, Antti Rinne dha dorëheqjen në datën 3 dhjetor për shkak se pesë aleatët e tij i hoqën besimin. 
Marin është aktualisht drejtuesja më e re në botë krahas kryeministres së Zelandës së Re, Jacinda Ardern 39 vjeç dhe kreut koreanoverior, Kim Jon-un që thuhet se është 35 vjeç. Sfida e moshës për Marin vjen nga austriaku Sebastian Kurz që mund të bëhet sërish kryeministër në fund të dhjetorit. 

Incident ushtarak mes Rusisë e Finlandës, avionë Sukhoi të ushtisë ruse fluturojnë mbi Helsinki

Postuar në 07 Tetor, 2016 09:35

Ministria Finlandeze e Mbrojtjes njoftoi shkeljen e hapësirës së saj ajrore nga avionë të flotës luftarake ruse. Sipas njoftimit dy avionë të tipit Sukhoi 27 fluturuan të enjten mbi hapësirën ajrore të Finalndës, duke cënuar integritetin territorial. Incidenti vjen në një kohë kur në Helsinki ndodhet zv/ministri amerikan i Mbrojtjes Bob Guerk për të nënshkruar marrëveshje në fushën e mbrojtjes mes dy vendeve. Avionët rus Sukhoi 27 u kapën nga radarët në Gjirin e Finlandës.

Ngatërron stërvitjen me pushtimin e ishullit

Postuar në 31 Maj, 2016 18:04

Një banor në ishullin Kamsholmen të Finlandës, Bjarne Winberg, është ngatërruar keq dhe ka marrë një stërvitje të forcave ushtarake finlandeze me një pushtim. Ai ka njoftuar shërbimet e emergjencës, ndërkohë që lajmi është komplikuar nga deklarimet kontradiktore. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, deklaroi se forcat ushtarake nuk duhet të zbarkonin aty për stërvitje, ndërkohë që burime të tjera thonë se thjesht u harrua që të njoftoheshin banorët e ishullit. 

 

Momente spektakolare: Seti më i bukur i këtij dimri në Finlandë!.

Postuar në 15 Shtator, 2015 18:31

Seti më i bukur fotografik i këtij dimri është realizuar në të ftohtin e Finlandës. Për momentin disponohen vetëm këto foto të mrekullueshme, ndërsa pjesa e mbetur pritet të publikohet në Dhjetor.

Subscribe to RSS - Finlande