E djathta fiton në Finlandë, kryeministrja Marin pranon humbjen

Postuar në 03 Prill, 2023 12:14

Zgjedhjet e së dielës në Finlandë i dhanë fitoren të djathtës, pas një gare të ashpër elektorale.

Kryeministrja e majtë, Sanna Marin, pranoi humbjen përballë Partisë së Koalicionit Kombëtar, megjithëse rezultati është i ngushtë.

"Ne kemi fituar mbështetje, kemi fituar më shumë vende (në Parlament). Kjo është një arritje e shkëlqyer, edhe pse nuk dolëm të parët", citohet Marin nga Reuters

Partia e Koalicionit Kombëtar, NCP, do të ketë mundësinë të formojë një koalicion për të marrë shumicën në Parlament.

Marin, 37 vjeçe, u bë kryeministrja më e re në botë kur mori detyrën në vitin 2019. Jashtë kufijve, ajo  konsiderohet një model për liderët e rinj progresivë, por në vendin e saj është kritikuar shpesh për shpenzimet publike të qeverisë.

NCP ka udhëhequr në sondazhe për gati dy vjet, megjithëse epërsia e saj ishte tkurrur muajt e fundit. Ajo ka premtuar të frenojë shpenzimet dhe të ndalojë rritjen e borxhit publik, i cili ka arritur pak më shumë se 70% të PBB-së që kur Marin mori detyrën në 2019.

Ajo që do të mbahet mend më shumë gjatë mandatit të Marin, edhe për shkak të zhvillimeve në Eruopë, është kthesa në politikën e jashtme, duke kërkuar anëtarësimin e vendit në NATO.

Ky proces tashmë është pothuajse i përfunduar. Helsinki pritet t’i bashkohet Paktit të Atlantikut Verior brenda disa ditësh pasi të gjithë 30 anëtarët e aleancës perëndimore e miratuan pranimin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.