Incident ushtarak mes Rusisë e Finlandës, avionë Sukhoi të ushtisë ruse fluturojnë mbi Helsinki

Postuar në 07 Tetor, 2016 09:35

Ministria Finlandeze e Mbrojtjes njoftoi shkeljen e hapësirës së saj ajrore nga avionë të flotës luftarake ruse. Sipas njoftimit dy avionë të tipit Sukhoi 27 fluturuan të enjten mbi hapësirën ajrore të Finalndës, duke cënuar integritetin territorial. Incidenti vjen në një kohë kur në Helsinki ndodhet zv/ministri amerikan i Mbrojtjes Bob Guerk për të nënshkruar marrëveshje në fushën e mbrojtjes mes dy vendeve. Avionët rus Sukhoi 27 u kapën nga radarët në Gjirin e Finlandës.

Fluturimi i parë u regjistrua në 16:43 me orën lokale dhe i dyti në orën 21:33. Në rastin e parë avioni rus u fut 1 km në hapësirën ajrore të Finalndës në lindje të Helsninkit. Një incident i tillë vjen në një kohë kur marrdhëniet ruso-amerikane janë acaruar për shkak të përplajseve në Siri, ku ushtria ruse po lufton në krah të forcave qeveritare për të marrë Alepon.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.