emaile

Rihetim email-eve të Hillary Clinton

Postuar në 28 Tetor, 2016 20:52

Kreu i FBI-së, James Comey ka deklaruar të premten se po rishikohen email-et e lidhura me Hillary Clinton gjatë kohës kur ajo ishte Sekretare Shteti. Një gjë e tillë konfirmohet në një letër që drejtori i FBI-së i ka dërguar tetë kongresmenëve dhe përbën një zhvillim të ri 11 ditë para zgjedhjeve presidenciale. Pasi Departamenti i Drejtësisë nuk ngriti akuza ndaj Clinton. por Comey thotë në letër se nga zhvillimet e mëpasshme, e detyruan që të rishikojë dhe një herë çështjen.

WikiLeaks zbulon Clinton, “larg problemeve të klasës së mesme”

Postuar në 10 Tetor, 2016 03:25

Kandidatja demokrate Hillary Clinton ka vendosur si një nga objektivat e vet socialë dhe ekonomikë shpërndarjen e taksavem duke deklaruar edhe në debatin e sotshëm se “unë do të punoj me çdo amerikan dhe do të jem presidente e çdo amerikani”.

Publikohen email-et e ish-seketares naive Clinton, nuk ka dëmtuar interesat e shtetit amerikan

Postuar në 03 Shtator, 2016 18:27

Autoritet amerikane kane publikuar disa dokumente ne lidhje me hetimet e kryera per përdorimin e adresës private te postes elektronike nga kandidatja demokratike Hilari Klinton, ne kohen kur ajo shërbente si sekretare e shtetit. 58 faqet e publikuara përfshijnë intervistat per emërimin presidencial te Klintonit nga demokratet, si edhe detaje te tjera per serverin e saj privat ne rezidencën ne Nju Jork. Ne muajin korrik, FBI-ja i dha fund nje hetimi te gjate 1-vjeçar per te verifikuar nese ish-sekretarja amerikane e shtetit kishte shkelur ligjin me përdorimin e serverit privat.

Urdhërohet publikimi i emaile-ve të ish-sekretares Klinton para zgjedhjeve presidenciale të 8 Nëntorit

Postuar në 23 Gusht, 2016 15:39

Departamenti i Shtetit mund të publikojë një pjesë të emaile-ve private të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Klinton pak ditë para zgjedhjeve presidenciale. Kjo pasi një Gjykatë urdhëroi qeverinë amerikane të analizojë 14 900 dokumente, shumica e të cilave email-e të postës elektronike të zonjës Klinton. Skandali doli në dritë nga FBI që zbuloi se ish-shefja e politikës së jashtme amerikane përdorte një server privat për komunikimin e saj elektronik me vartës apo agjenci të tjera të qeverisë amerikane.

Serveri privat i Clinton, firma administruese u hakerua në vitin 2010. Pikëpyetje mbi seriozitetin e një kandidateje për president të SHBA

Postuar në 01 Korrik, 2016 10:47

30 mijë emaile të fshira nga ish-sekretarja amerikane e Shtetit. Kjo është shifra që Hillari Clinton është munduar të mbulojë, pasi ka shpërdoruar detyrën dhe ka shkelur rregullat e sigurisë kombëtare. Ajo ka mbajtur një server sekret, administrimin e të cilit ia kishte besuar një firme “Datto Inc”, e cila ishte kontraktuar nga “Plate River” që ishte firma në marrëdhënie direkte me Clinton. “Daily Mail” raporton sot se vetë firma “Datto” nuk ishte e sigurtë dhe se ajo ishte hakeruar në vitin 2010.

Subscribe to RSS - emaile