WikiLeaks zbulon Clinton, “larg problemeve të klasës së mesme”

Postuar në 10 Tetor, 2016 03:25

Kandidatja demokrate Hillary Clinton ka vendosur si një nga objektivat e vet socialë dhe ekonomikë shpërndarjen e taksavem duke deklaruar edhe në debatin e sotshëm se “unë do të punoj me çdo amerikan dhe do të jem presidente e çdo amerikani”.

Një tezë që qëndron mirë përballë një kandidatit republikan Donald Trump, që është ndërkohë edhe një miliarder. Mirëpo materialet e publikuara nga WikiLeaks flasin se Clinton nuk e njeh mirë atë që ndodh në Amerikë. Nga një fjalim i saj në Wall Street, Clinton pranon se është “larg nga problemet e klasës së mesme [ër shkak të jetës që ka bërë dhe të mirëqenies që ajo dhe burri i saj gëzon”. Një miliarder përballë një njeriu që nuk di se çfarë ndodh në SHBA në një garë ku flitet kaq shumë për varfërinë. Gara është bërë simetrike në terma morali, kur përkundrejt videos problematike të Trump, një video audio e Clinton, e shfaq atë në një pozitë cinike si avokate kur mbronte një përdhunues.

 

https://wikileaks.org/podesta-emails/emailid/927#efmAIuAMKAViAXv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.