Urdhërohet publikimi i emaile-ve të ish-sekretares Klinton para zgjedhjeve presidenciale të 8 Nëntorit

Postuar në 23 Gusht, 2016 15:39

Departamenti i Shtetit mund të publikojë një pjesë të emaile-ve private të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Klinton pak ditë para zgjedhjeve presidenciale. Kjo pasi një Gjykatë urdhëroi qeverinë amerikane të analizojë 14 900 dokumente, shumica e të cilave email-e të postës elektronike të zonjës Klinton. Skandali doli në dritë nga FBI që zbuloi se ish-shefja e politikës së jashtme amerikane përdorte një server privat për komunikimin e saj elektronik me vartës apo agjenci të tjera të qeverisë amerikane. Megjithatë FBI nuk kërkoi hetim për zonjën Klinton pasi konsideroi se ish-sekretarja amerikane e shtetit ishte treguar e pakujdesshme me informacionet e qeverisë amerikane. Departamenti i Shtetit pritet të publikojë pjesën e parë të emaile-ve pak përpara garës së 8 nëntorit me kandidatin republikan, Donald Trump. Disa prej emaile-ve të postës elektronike të zonjës Klinton tregojnë se donatorët e Fondacionit Bamirës të familjes Klinton kërkuan akses në kandidaturën e ish-sekretares për Presidente të Shteteve të Bashkura.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.