Serveri privat i Clinton, firma administruese u hakerua në vitin 2010. Pikëpyetje mbi seriozitetin e një kandidateje për president të SHBA

Postuar në 01 Korrik, 2016 10:47

30 mijë emaile të fshira nga ish-sekretarja amerikane e Shtetit. Kjo është shifra që Hillari Clinton është munduar të mbulojë, pasi ka shpërdoruar detyrën dhe ka shkelur rregullat e sigurisë kombëtare. Ajo ka mbajtur një server sekret, administrimin e të cilit ia kishte besuar një firme “Datto Inc”, e cila ishte kontraktuar nga “Plate River” që ishte firma në marrëdhënie direkte me Clinton. “Daily Mail” raporton sot se vetë firma “Datto” nuk ishte e sigurtë dhe se ajo ishte hakeruar në vitin 2010. Kjo konfirmohet nga një ish-punonjës i firmës që ka folur për britaniken “Daily Mail, ndërkohë që një ish-partner i firmës, Marc Tamarin, i ka deklaruar gazetës se “djemtë e Datto ishin hajvanë dhe të pakualifikuar”.

Lojë politike apo një problem serioz me seriozitetin e kandidates për presidente? Ndoshta të dyja bashkë, por fakt është se nga e-mailet që Clinton i ka nisur nga serveri i saj privat, 22 përmbanin materiale top-secret, 2075 përmbanin informacion të klasifikuar. Zbulimi i kësaj linje komunikimi u bë kur Kongresi nisi një hetim për vdekjen e katër amerikanëve në një sulm islamik në Bengazi në 11 shtator 2012.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.