Rihetim email-eve të Hillary Clinton

Postuar në 28 Tetor, 2016 20:52

Kreu i FBI-së, James Comey ka deklaruar të premten se po rishikohen email-et e lidhura me Hillary Clinton gjatë kohës kur ajo ishte Sekretare Shteti. Një gjë e tillë konfirmohet në një letër që drejtori i FBI-së i ka dërguar tetë kongresmenëve dhe përbën një zhvillim të ri 11 ditë para zgjedhjeve presidenciale. Pasi Departamenti i Drejtësisë nuk ngriti akuza ndaj Clinton. por Comey thotë në letër se nga zhvillimet e mëpasshme, e detyruan që të rishikojë dhe një herë çështjen. “Kam rënë dakord që FBI të hetojë nëse këto emaile përmbajnë informacion të klasifikuar”, thuhet në letrën e kreut të CIA, pa bërë të ditur se sa do të zgjasë ky hetim. Lajmi surprizë vjen kur kandidati republikan Donald Trump ndodhet në një situatë të vështirë, pasi sondazhet e nxjerrin atë qartësisht humbës. Hillari Clinton gjatë kohës që mbante postin e Sekretares së Shtetit, ka përdorur server privat për të dërguar emaile zyrtare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.