edi rama

Biseda me Alex Soros/Rama i dorëzuar: Nuk kam më fuqi të shpresoj tek e ardhmja e vendit tim

Postuar në 03 Dhjetor, 2019 22:53

Redaksia e “Të Kripura” ka arritur të shohë një shkëmbim mesazhesh mes kryeministrit Edi Rama dhe djalit të miliarderit Xhorxh Soros, Alex. Pasi ky i fundit i shpreh keqardhjen dhe solidaritetin z. Rama i garanton mbështetjen për lehtësimin e pasojave të tërmetit, vijon përgjigja e z. Rama me fjalët: Lot…

I dashur Alex! 

Kërcënim pa adresë për mediat: Do bëjmë atë që nuk ua rrok imagjinata

Postuar në 02 Dhjetor, 2019 13:00

Kryeministri ka paralajmëruar sot përmes rrjetit social tuiter mediat. Përmes këshillave urdhëruese dhe kërcënimeve, Edi Rama ka mbyllur ligjërimin e shkurtër duke deklaruar se do të bëjë atë që nuk ia pret mendja kujt.

 

shkruan z. Rama.

Nuk dihet se çfarë apo kush e ka mërzitur z. Rama, por është e qartë se kaosi në menaxhim që ka dalë zbuluar po vë në diskutim qetësinë sociale.

Tallja e fundit: Do të fusim në burg ata që nuk riparojnë ndërtimet me probleme

Postuar në 01 Dhjetor, 2019 19:14

Burgu është kryefjalë sërish. Në gojën e të njëjtit njeri, kryeministrit të Shqipërisë. I cili e ka bërë zakon të miratojë ligje që mandej i noterizon Parlamenti.

Do ndëshkojmë ndërtuesit, do kalojmë një ligj të shpejtë. Do ndëshkojmë arkitektët që nuk denoncojnë ata ndërtues që e bëjnë projektin ndryshe nga sa është letër. Arkitektët që nuk kanë bërë punën i bie kanë bishtnuar. Duhet të ketë përgjegjësi personale, duhet të kenë pasoja penale e pasurore.

Mjafton që të bëjë punën, edhe pa punësuar Lulzim Bashën në qeveri

Postuar në 30 Nëntor, 2019 21:08

 

Pas kryeministrit polifonia e pushtetit ka nisur këngën e vet për bashkim. Bashkim me opozitën në emër të dashurisë dhe solidaritetit me shqiptarët e dëmtuar nga tërmeti. Mentor Nazarko e ka nxjerrë nga xhepi këtë propozim duke arsyetuar se nuk ka asnjë mënyrë për të menaxhuar situatën e tanishme veçse duke u bashkuar: 

Kryeministri e sheh të arsyeshme të qajë disa sekonda për viktimat e tërmetit

Postuar në 30 Nëntor, 2019 10:50

Kryeministri Edi Rama është përlotur sërish. Teksa lexonte emrat e viktimave z. Rama në një çast e ka parë të arsyeshme të preket dhe drithërojë pak zërin duke përmbushur rolin e plakut të moçëm mjekërbardhë që ka dhimnjen e atij që di shumë. 

Lotët skenikë të këtij aktori kuptohen në kontekstin e dominimit të raportimit mediatik post tërmet nga emri i këtij njeriu që këtu kërcënon me burg, nga ana tjetër vjen vërdallë rrënojave i hequr në fytyrë dhe në shoqërinë e bishtave të zakonshëm. 

“Miu” i sms-ve shantazhuese e la litarin pas

Postuar në 26 Nëntor, 2019 01:29

Kryeministri i Shqipërisë ka konsumuar dje publikisht një atentat ndaj parimeve të funksionimit të shtetit demokratik. Teksa prezantonte paketën e re ligjore të quajtur anti-KÇK, zoti Rama paralajmëroi se ata deputetë që votojnë kundër ligjit do të përjashtohen nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste. 

Paketa anti-KÇK, Kryeministri: Ky është proces administrativ, jo penal

Postuar në 25 Nëntor, 2019 12:23

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot draftligjin e quajtur Anti-KÇK. Përmes një shfaqjeje të personalizuar të këtij drafti, z. Rama ka premtuar se pastrimi që po sjell vettingu në sistemin e drejtësisë do të pasojë dënimi për njerëzit e korruptuar të këtij sistemi.

Sfidat dhe epërsia e Albin Kurtit ndaj Tiranës*

Postuar në 18 Nëntor, 2019 14:53

 

Shitja e pasaportave shqiptare/Një aktivitet në Londër dhe një kompani e akuzuar ndërkombëtarisht

Postuar në 16 Nëntor, 2019 13:07

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka qenë para pak ditësh pjesë e një mbrëmjeje në Londër, organizuar me synimin e promovimit të shitjes së atyre që quhen pasaporta të arta.  Krahas kryministrit të Shën Luçias në Karaibe, atij malazez, një ministri maltez dhe disa ambasadorëve nga Antigua, Barbuda dhe Qipro, Edi Rama ka premtuar 10 vjet pushime. Pra 10 vjet pa taksa në këmbim të blerjes së pasaportave për 100 mijë dollar dhe investimeve.

Për çfarë ka rënë dakord në Athinë Edi Rama?

Postuar në 13 Nëntor, 2019 13:42

Kryetari i ri i Delegacionit të Parlamentit Europian në Komitetin e Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, Manolis Kefalogiannis ka dhënë një intervistë për faqen online, European Western Balkans përmes së cilës ka përsëritur mesazhin se rruga europiane mbetet e hapur për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai është pyetur disa herë për Shqipërinë ndaj së cilës ka bërë thirrje që ta shohë integrimin si mundësi bashkëpunimi dhe jo si pedan për të zhvilluar luftë të brendshme.

Pages

Subscribe to RSS - edi rama