edi rama

2 miliardë për (Ri)Ndërtimin

Postuar në 26 Janar, 2020 15:44

Qeveria shqiptare, më saktë kryeministri, po e sheh procesin e rindërtimit të zonave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, si një mundësi për të krijuar komunitete. Me këto ndoshta duhet të kuptojmë kalimin nga fshatra apo qyteza që konsistojnë në grumbuj banesash ku jeta sociale është Zero, në qendra banimi me infrastrukturë që e ushqen jetën komunitare.

Menstruacionet e pushtetit

Postuar në 25 Janar, 2020 15:58

Sot njoftohet se kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë qenë së bashku në përurimin e rikonstruksionit të shkollës “Ymer Lala" në Surrel ku banon kreu I qeverisë. Në fjalën e tij kryeministri lavdëroi z. Veliaj teksa tha: 

Qurravitje "patriotike" si alibi për një takim me Edi Ramën

Postuar në 21 Janar, 2020 14:48

Dy vjet pas MAGA-s, Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike shfaqet në publik me një tjetër mesazh të huazuar nga presidenti Donald Trump. Nga “Make Albania Great Again” në “Shqipëria e Para”. Mesazhi i sotshëm i Bashës – krijohet përshtypja se dikush tjetër e ka shkruar – përkujtonte Kongresin e Lushnjes dhe arritjet politike të tij. Z. Basha flet aty për bashkim, për interesa kombëtare etj., ndërkohë që mediat e pushtetit kanë celebruar me dhimbjen karakteristike të tyre, 21 janarin 2011, kur kryetari i tanishëm i PD-së, ishte ministër i Brendshëm. 

Kleringu i blerjes së normalitetit

Postuar në 14 Janar, 2020 14:28

Sot mediat kanë raportuar një takim mes Damian Gjiknurit, Rudina Hajdarit, Petrit Vasilit dhe Oerd Bylykbashit. Takimi ka patur në vëmendje reformën zgjedhore dhe konsensusin rreth saj. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është pyetur për faktin se nëse prania në tryezë e Damian Gjiknurit përbën problem ose jo, Basha është përgjigjur se “nuk më intereson me kë përfaqësohet PS”.

Arsyet banale të një emërimi...jashtë shtetit

Postuar në 12 Janar, 2020 11:49

Që ta thjeshtojmë sepse është banale: 

E keni parasysh lajmin që Ditmir Bushati u caktua në një detyrë në OSBE? I dërguar i posaçëm e quajnë. Do bëjë çdo gjë, për çdo fushë dhe hall ndërkombëtar. Këtë ndryshe e quajnë Përmbarues - Factotum. 

Khamenei: Shqipëria, vend djallëzor. Rama e konfirmon: Muxhahedinët i presim, gulenistët jo

Postuar në 08 Janar, 2020 17:51

Lideri Suprem iranian, Ajatollah Khamenei ka cilësuar Shqipërinë si një vend i vogël djallëzor që ka komplotuar me SHBA kundër Iranit.

Një vend i vogël europian, shumë i vogël dhe shumë djallëzor ka bërë komplot me SHBA dhe tradhëtarët e MEK kundër Iranit

tha Khamenei pas sulmeve me raketa të Iranit në Irak.

Nëse ky është një kërcënim apo jo, kjo nuk e shqetëson kryeministrin e Shqipërisë që sheh në këtë polarizim qëndrimesh një shans për t’u shfaqur si miku më i mirë i amerikanëve. 

Kreu i ri i OSBE-së, Edi Rama: Ofrojmë asistencë për interpretimin e ligjit kundër shpifjes në Shqipëri

Postuar në 08 Janar, 2020 17:18

Gazetarët shqiptarë që kanë shqetësime për ligjin e ri kundër shpifjes, duhet të jenë të qetë. Kryeministri Edi Rama në cilësinë e kreut të qeverisë ka siguruar se mund të ofrojë të gjithë asistencën e nevojshme për të interpretuar ligjin e ri dhe sidomos lexuar atë.  Zoti Rama ftoi gazetarët të lexojnë ligjin sepse sipas tij ata nuk e kanë lexuar.

Më poshtë video e bisedës me gazetarë nga Tirana:

Kur Shqipëria shpallte Trump rrezik për demokracinë dhe qytetërimin

Postuar në 07 Janar, 2020 12:05

Olsi Jazexhiu ka sëkëlldisur rehatinë e liberalëve të Tiranës me deklaratat e tij për Donald Trump. Edhe Fatos Lubonja. Në një emision televiziv ata janë pozicionuar kundër politikës së Trump me Iranin. Dhe ky është mëkat sepse bota zien dhe këta nuk shohin rrezikun që i vjen Shqipërisë. Dakord por Irani me SHBA kanë në konflikt që në vitin 1979, kurse Shqipëria e krruajti me gjethe fiku sapo në pushtet erdhi Sali Berisha dhe pas tij Edi Rama. Çfarë faji ka Irani këtu se duikush në Tiranë do të luajë një lojë më të madhe se ka këllqet? 

Në 6 janar nis një revolucion tjetër. Është super...

Postuar në 03 Janar, 2020 16:07

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot në faqen e vet në Facebook një material video për promovimin e shërbimeve të reja online nga portal qeveritar e-albania.

2020 vjen me një ngushëllim për shqiptarët. OSBE-ja drejtohet nga Edi Rama

Postuar në 02 Janar, 2020 15:39

 

Në datën 1 janar kryetari i ri i OSBE-së Edi Rama, ka adresuar ato që i quan prioritete të kryesisë shqiptare. I pashëruar nga inflacioni i vizioneve, zoti Rama ka parashtruar si të tilla përmbushjen e koncepteve të OSBE-së për sigurinë si zgjidhja dhe negociimi i konflikteve, moitorimi i reformave, përmirësimi i klimës së sigurisë dhe forcimi i dialogut.

Pages

Subscribe to RSS - edi rama