edi rama

Opinionisti Minxhozi: Edi Rama, eminenca gri e paqes me serbët. Ishte pro idesë së shkëmbimit të territoreve

Postuar në 30 Qershor, 2020 21:26

Skënder Minxhozi, një opinionist i pavarur që është njohës i mirë i zhvillimeve të së majtës shqiptare dhe politikës së jashtme, shkruan sot rreth vizitës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Kosovë. Sipas Minxhozit, Rama është një  “protagonist i vjetër i rregullimit final mes serbëve e shqiptarëve”. 

Erdha në Kosovë si reporter

Postuar në 30 Qershor, 2020 15:19

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama raportohet se ka përfunduar vizitën e tij në Kosovë me disa takime me drejtuesit politikë të këtij shteti. Duke folur sot para mediave, z. Rama ndër të tjera tha:

Dua ta bëj shumë të qartë që më vjen keq kur shoh në reagime, dhe flas për reagime qytetare se si helmi i jetës politike ka penetruar në bazën e politikës kombëtare dhe ndikon që të mos kuptohet por përkundrazi, të deformohet thelbi i shqetësimit që sot duhet të kemi si komb.

Bashkë, por as për drejtësinë, as për Kosovën

Postuar në 30 Qershor, 2020 00:25

 

Vizita e Edi Ramës në Kosovë ka prodhuar vetëm një zhvillim: vizitën e kryeministrit të saj në Shqipëri më 3 korrik. Në këtë kontekst duhet thënë se Rama ka arritur të negociojë me Isa Mustafën në takimin e tij të dytë me të pas atij të vitit 2016 që të mos bëjë lëvizje ndaj Hashim Thaçit në këtë moment. 

Një vizitë malinje në Kosovë si miku i Hashim Thaçit

Postuar në 29 Qershor, 2020 12:21

Gazeta e Kosovës, “Koha Ditore” shkruan mbi axhendën e takimeve të kryeministrit Edi Rama në Kosovë. 

Sipas agjendës së tij, të cilën e ka siguruar KOHA, vizitën do ta fillojë me takimin me kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn. Përpos tij, ai më vonë do të takohet edhe me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën dhe atë të PDK-së, Kadri Veselin.

Ndërkohë, në këtë agjendë janë përfshirë edhe takimet me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Avdullah Hoti dhe kryekuvendaren, Vjosa Osmani.

Një takim që duhet bojkotuar

Postuar në 28 Qershor, 2020 14:36

Ka disa raportime mediatike, adoptuar si të vërteta edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, se Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, do të jetë në Kosovë më 1 korrik. Sipas raportimeve paraprake, z. Rama do të tentojë një koordinim të faktorit politik të Kosovës në funksion të një mbrojtjeje politike ndaj Hashim Thaçit.

Turizmi, sektor strategjik për interesa të një grupi

Postuar në 27 Qershor, 2020 14:15

Kryeministri Edi Rama publikon sot një video promocion për turizmin, vendosur në një hotel në Vlorë. Qytet të cilin kryeministri e quan Zemra e turizmit shqiptar. Ministrja e Financave Anila Denaj shfaqet aty duke prezantuar faktin se hoteli në fjalë është hapur dhe investuar gjatë pandemisë, ndërkohë që i shpjegon administratorit se qeveria po përgatit një paketë të re ligjore për ripunësimin dhe formalizimin e krahut të punës.

Një spot qeveritar artificial për qëllime propagandistike që i rri keq realitetit të turizmit shqiptar në këto kohë.

Çfarë halli ka Fan Noli i Facebook-ut?

Postuar në 25 Qershor, 2020 16:43

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është shfaqur sot i irrituar në mënyrë ekstreme me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për të thirrur presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në intervistim për akuzën e 100 vrasjeve. Në një fjalë që ka zgjatur 54 minuta, z. Rama ka bërë gjyqtarin e Gjykatës, e njoftimit të saj duke folur për anën e drejtë dhe të gabuar të historisë.

Na thuaj ndonjë emër të sëmuri se ti ke informacion!

Postuar në 21 Qershor, 2020 14:09

Sot kishte 71 raste të konfirmuara ma CoVid-19 në 24 orët  e fundit. Ka shtrime të mëdha në spital, ndërkohë që java që po lëmë pas duket se e pati mesataren e të infektuarve 60/ditë.

Jemi pra në një situatë të re me epideminë, ndërkohë që ka dalë në dritë fakti se vatra infeksioni janë kthyer QSUT, administrata qendrore dhe kompani të ndryshme private, mes të cilave sipas burimeve që ka RePublica figurojnë edhe disa që janë shumë afër qeverisë, apo edhe kryeministrit. Administratorët e tyre d.m.th.

Lideri i Ballkanit përdor tamponët e IShP-së për të frenuar protestat

Postuar në 19 Qershor, 2020 21:59

Sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka konsumuar një shkelje të hapur të ligjit kur përmes një mesazhi të shtirur keqardhjeje njoftoi se Edmond dhe Robert Budina kanë rezultuar pozitivë në testin e CoVid-19. Duke mos respektuar privatësinë ky individ ka bërë asgjë më shumë sesa denoncimin publik të dy të sëmurëve zyrtarë që janë të angazhuar në aktivitet politik kundër tij. Ka përdorur tamponët kundër protestave që po organizohen kundër tij meqenëse tanimë Shqipërinë e tij e administron vetëm me gënjeshtra.

Një qytet-një aeroport. Për çfarë vlen aeroporti i Kukësit?

Postuar në 19 Qershor, 2020 14:36

Kryeministri Edi Rama njofton sot se puna për aeroportin ndërkombëtar të Kukësit vazhdon me ritme të larta. Me këtë rast ai përcjell pamje nga terminali ku duket një holl me ca stola dhe një dalje drejt avionit. 

Ky është terminali i një aeroporti ndërkombëtar që lidh Kukësin me…nuk dihet se kë.

Për të shkuar në Kukës ka një rrugë që e kemi paguar sa frëngu pulën por e cila nuk e justifikon ekonomikisht veten. Vëllimi i transportit në të nuk është ai që u parashikua, ndaj edhe kemi kontratën e famshme koncesionare për të cilën pati edhe protesta.

Pages

Subscribe to RSS - edi rama