edi rama

Zotimi i kryeministrit për rritje të pagës minimale/ Xhepa: Kemi hyrë në “fushatë” elektorale të Ramës

Postuar në 23 Shtator, 2020 17:04

Zotimi i sotëm i kryeministrit Edi Rama për rritje minimale të pagave më 3 mijë lekësh, për ekspertin ekonomik Selami Xhepa, nuk është asgjë më shumë se sa një premtim në nismë të fushatës elekotorale të kryeministrit për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Psallmet e patriotizmit

Postuar në 18 Shtator, 2020 21:24

 

Sot është shfaqur sërish në media Baton Haxhiu, gazetari apologjet i kryeministrit të Shqipërisë. Me një shkrim të zakonshëm në stilin e tij, ku nuk spikat ndonjë ide, por kemi përherë ose sqarime, ose akuza, z. Haxhiu tradhëton stresin politik që vijon t’u krijojë të mëngjërve pranë tij Sali Berisha. Që duhet thënë se është edhe armiku perfekt për të ashtuquajturën E majta shqiptare.

Të vetmit që po na gënjejnë jemi NE

Postuar në 16 Shtator, 2020 14:39

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duket se i është dorëzuar nevojave elektorale dhe frikës së tij fiziologjike në raport me marrëdhëniet me Greqinë. Nga darka “e bukur” me homologun e tij grek, Mitsotakis, ka dalë lajmi jolajm se Shqipëria mendon se ndarja e kufirit detar mes dy vendeve duhet arbitruar nga një gjykatë ndërkombëtare. 

Në 8 vjet partneritet strategjik u ndërtua një xhami, u deportuan gulenistë dhe u publikuan disa foto

Postuar në 14 Shtator, 2020 18:46

Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor

Këtë njofton në Facebook kryeministri i vendt Edi Rama. U bënë tetë vjet që ky njofton se ka lidhur ca marrëveshje me Turqinë, madje ka folur edhe për një partneritet strategjik.

Propagandimi i një takimi pa objektiva reale

Postuar në 12 Shtator, 2020 13:33

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet në Athinë në cilësinë e drejtuesit të presidencës shqiptare të OSBE.

Pavarësisht kësaj zyra e komunikimit e Edi Ramës ka përhapur gënjeshtrat e radhës përmes atyre që quhen interpretime iluzive në media. Lexoni se çfarë raporton televizioni Top-Channel që referon burime teper te besueshme: 

Shënim (vetë)rehabilitues

Postuar në 05 Shtator, 2020 18:44

Nëse ka një politikan në Ballkanin Perëndimor që ka gjetur këndin e duhur për të shfrytëzuar atë që ndodhi në Shtëpinë e Bardhë dy ditë më parë, ky është kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. 
Avdullah Hoti, kryeministër i Kosovës, nuk ka se çfarë të thotë. Ai nuk është në kushtet që të mund të interpretojë atë që firmosi sepse Amerika në Kosovë ka forcën e Ungjillit dhe refuzimi ndaj saj ka një kufi. 

Në garë për mandatin e tretë

Postuar në 01 Shtator, 2020 19:55

Kryeministri Edi Rama ka shpallur sot ambicien për të kandiduar për një mandat të tretë qeverisës. Nuk është diçka e jashtëzakonshme. Kryeministra të tjerë para tij e kanë bërë një gjë të tillë, veçse askush nuk e ka korrur suksesin. Fatos Nano më 2005 dhe Sali Berisha në vitin 2013, kandidonin për një mandat të tretë. Kësaj radhe është Edi Rama që po deklaron ambicien për një fitore tjetër.

Mbyllja gojën ambasadës se do të të nxjerrim të pastër!

Postuar në 31 Gusht, 2020 23:20

 Faqja “Reporter.al” raportonte sot se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i vënë nën akuzë për shpërdorim detyre dhe për lidhje me grupin e trafikimit të drogës, “Habilaj”, ka lobuar në SHBA që ambasada e këtij vendi të mos prononcohej gjatë procesit të tij gjyqësor.

Po vepron helmi që përhapi vetë më 2009-ën

Postuar në 28 Gusht, 2020 17:51

Kryeministri i Shqipërisë ndodhet në një pozitë të vështirë publike. E vështirë në perspektivën e dëmtimit të imazhit, ashtu siç e percepton ai. Kemi të bëjmë me të ashtuquajturën çështje e detit me Greqinë.

Pse keqkuptohet përherë për politikën e jashtme ky mjeshtër i fjalës?

Postuar në 27 Gusht, 2020 23:05

Edi Rama mund të jetë ndoshta i vetmi kryeministër që pas thuajse çdo deklarate që ka të bëjë me politikën e jashtme, i duhet të zhvillojë një fushatë sqaruese disa ditore për të shpjeguar atë që ka dashur të thotë. Kjo i ka ndodhur me deklaratat që bëri në fushatën elektorale në ShBA, për deklaratat në Beograd, për Minishengenin, për raportet me Turqinë, për qëndrimet ndaj europarlamentarëve të ndryshëm, për idenë e ndarjes së Kosovës. Dhe tani së fundmi edhe për zgjedhjet në Mal të Zi.

Pages

Subscribe to RSS - edi rama