dokumentaret

1.8 milionë € për dokumentarët e Gruevskit dhe VMRO-DPMNE

Postuar në 25 Dhjetor, 2017 10:51

1.8  milionë euro për tre vjet. Kjo është shifra që është shpenzuar nga televizioni publik maqedonas, MRTV për dokumentarë që reflektonin ideologjinë e partisë në pushtet VMRO - DPMNE. 
Lajmi bëhet i ditur nga BIRN sipas të cilit televizioni ka shfrytëzuar të drejtën për të bashkëpunuar me shtëpi të pavarura produksioni për të prodhuar në fakt dokummentarë historikë që shkonin për shtat me vijën megallomane të imponuar nga Gruevski. 

Barka: Dokumentarët për Epirin shqetësojnë ata që nuk i njohin realitetet e bashkëjetesës shqiptaro-greke

Postuar në 23 Dhjetor, 2015 10:09

Shefi i departamentit të Letërsisë e Gjuhës Greke në Gjirokastër, Panajot Barka, ka reaguar pas lamjmit në Top Channel se dokumentarët e prodhuar nga ky departament janë me përmbajtje nacionaliste dhe anti shqiptare.
Barka deklaron se nuk e ka përdorur termin Epir i Veriut me qëllime të tjera, veç atij si nocion gjeografik. I pyetur nga gazeta Panorama Barka komentoi se “Nëse është përdorur termin Epir i Veriut apo i Jugut, qëllimi ka qenë vetëm nocion gjeografik. Sipas tij dihet botërisht ndarja që iu bë Epirit”.

Subscribe to RSS - dokumentaret