Barka: Dokumentarët për Epirin shqetësojnë ata që nuk i njohin realitetet e bashkëjetesës shqiptaro-greke

Postuar në 23 Dhjetor, 2015 10:09

Shefi i departamentit të Letërsisë e Gjuhës Greke në Gjirokastër, Panajot Barka, ka reaguar pas lamjmit në Top Channel se dokumentarët e prodhuar nga ky departament janë me përmbajtje nacionaliste dhe anti shqiptare.
Barka deklaron se nuk e ka përdorur termin Epir i Veriut me qëllime të tjera, veç atij si nocion gjeografik. I pyetur nga gazeta Panorama Barka komentoi se “Nëse është përdorur termin Epir i Veriut apo i Jugut, qëllimi ka qenë vetëm nocion gjeografik. Sipas tij dihet botërisht ndarja që iu bë Epirit”.
“Mbaj përgjegjësitë e mia për çdo gjë. Për diçka më vjen keq: Që gjithë investimi im intelektual e shkencor për të vënë në shërbim të marrëdhënieve shumë të mira midis dy vendeve dhe popujve, pikërisht këto realitete bashkëjetesë diakronike, kërkohen të vihen në pikëpyetje nga ata që nuk njohin këto realitete, por thjesht konsumojnë si histori slogane të ideologjisë nacionaliste e komuniste dhe i paraqesin si ide e histori kombëtare. Ndaj e them me bindje se marrëdhëniet miqësore e multikulturore të grekëve dhe shqiptarëve në Epir edhe në kohën e Ali Pashë Tepelenës ishin më të mira se realiteti nacionalist i sotëm i frymëzuar nga slogane të nacionalizmi të sëmurë”, u shpreh Barka.
Në lidhje me dokumentarin e parë, “Epiri, miti në realitet”, Barka thotë se “në të tregohet rrugëtimi i civilizimit të Dodonës nga perandoria e prehistorike e mitit, në mitologjinë klasike greke dhe si kjo kulturë u mbart në Epir, në historinë antike, bizantine dhe në atë me të re, pavarësisht nga origjina e banorëve të tij, se si aspekte të civilizimit të Dodonës ruhen ende edhe sot. Pra, bëhet fjalë për një dokumentar të antropologjisë sociale dhe nuk merret as me histori, as me politikë, as me kombe, as me shtete”.
Për dokumentarin e dytë, Barka shprehet se është një homazh për fitoren e parë të popujve të shtypur nën thundrën e fashizmit gjatë luftës së Dytë Botërore. “Dhe këtë e arriti populli grek, përsëri në Epir, në malet e Jugut të Shqipërisë me ndihmën edhe të popullit shqiptar. Unë e shikoj këtë luftë si një argument historik për të vendosur marrëdhëniet midis popujve tanë në shina partneriteti, miqësie e bashkëpunimi”.
Nga ana tjetër, shefi i departamentit, me titullin profesor i asociuar, shprehet se të gjitha dokumentet janë nga arkiva dokumentare të historisë së popullit shqiptar, nga arkivat e transmetuara nga televizionet shqiptare e italiane.
Sipas tij, dokumentari i publikuar me logon e universitetit të Gjirokastrës është i ndarë në dy pjesë, ku e para është përgatitur 5 vite më parë, ndërsa e dyta muajt e fundit.

Comments

Submitted by Ndoc DUDASI (not verified) on

Ministrja e Arsimit, menjihere dihet te shkarkoje zotin BARKA, kete grekofil, qe abuzon me postin shteteror qe ka, duke u paguar nga taksapguesit,shqiptare, zhvillon propagande te paster greke, me qellim, jo vetem propagndistik, por per te krijuar edhe ne vendin tone, idene e megaliidhese, per epirin e veriut, ne sinkron me qarqet revanshiste greke per pretendime teritoriale ndaj vendit tone, lidhur kjo edhe me ndertimin e varrezave te ushtareve greke, te vrare nga italianet ne luften e dyte boterore.
Turp per arsimin tone, qe mban ne gjirin e vet, reaksionare te tille grekofil, ne dem te kultures, aresimit, kombit dhe teritori te shtetit shqiptar.
Pse nuk thote, zoti Barka, per popullin cam ?
Pse nuk thote zoti Barka, qe, deri ku jane, kufijte natyrore te popullit shqiptar ?
Pse nuk thote, zoti Barka, qe t gjithe minoritaret, nuk jane pronare toke, mbasi kane qene punetore me meditje tek bejleret gjirokastrite ?
Zoti Barka !
Jepni doreheqjen.
Keni kaluar vijen e kuqe.
Jeni bukeshkale.
Turp. Turp. Turp.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.