1.8 milionë € për dokumentarët e Gruevskit dhe VMRO-DPMNE

Postuar në 25 Dhjetor, 2017 10:51

1.8  milionë euro për tre vjet. Kjo është shifra që është shpenzuar nga televizioni publik maqedonas, MRTV për dokumentarë që reflektonin ideologjinë e partisë në pushtet VMRO - DPMNE. 
Lajmi bëhet i ditur nga BIRN sipas të cilit televizioni ka shfrytëzuar të drejtën për të bashkëpunuar me shtëpi të pavarura produksioni për të prodhuar në fakt dokummentarë historikë që shkonin për shtat me vijën megallomane të imponuar nga Gruevski. 

Histori që thuren që nga kohët biblike, tek Aleksandri i Madh, mesjeta bizantine , antifashizmi e deri në shpalljen e pavarësisë në vitet ’90.
Përmendet në këtë kuadër një bisedë e Gruevskit me ministrin e Trasnporteve, Mile Janakieski, në të cilën Gruevski shprehet se duhen 500 mijë euro për Agjencinë e Komunikimeve Elektronike që ishin fond qeveritar për dokumentarët. 

Gruevski bëri dallimin nga paraardhësit e vet sepse qoftë edhe përmes arkitekturës së Shkupit, u përpoq të kultivonte ndjesinë e një identiteti unik maqedonas që lidhte sllavët me Aleksandrin e Madh, jashtë kontureve nacionale bullgare dhe larg sllavëve të tjerë. Sheshi qendror i Shkupit ishte dëshmia më e qartë e kësaj qasjeje ku në një hapësirë të vetme qëndronte monumenti i Aleksandrit të Madh me atë të Car Samuelit, Kirillit dhe Metodit. 

http://www.balkaninsight.com/en/article/macedonia-broadcaster-blew-millions-on-vmro-dpmne-s-history-movies-12-20-2017-1

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.