dita

Të vetëdeleguarit e përjetshëm për çështjet e lirisë shtypit

Postuar në 03 Maj, 2020 20:31

Sot ishte dita e Lirisë së Shtypit. Kush e dinte vallë se ka edhe një ditë të tillë? Ja që e paskan vendosur një të tillë, si mundësi për të bërë protagonistin sezonal. Çfarë do të thotë dita e Lirisë së Shtypit? Askush nuk e di me siguri. Me siguri dihet mënyra si kujtohet kjo ditë në Shqipëri. 
Me deklarata, mesazhe, shënime, intervista të gazetarëve të rracës, zërave të fuqishëm të mendimit kritik me honorare, titanëve të paepur të luftës për pakëz dritë në këtë vend. 

Qyfyret e luftës si opsion komod për rehabilitim

Postuar në 02 Shkurt, 2020 23:46

Auron Tare sjell te gazeta “Dita” kujtimet e Kadri Cakranit, ish-drejtues ushtarak i Ballit Kombëtar. Nuk është hera e parë. Tare, i diplomuar në histori, rend pas sensacionit dhe pak më herët ka premtuar botimin e kujtimeve të Cakranit të cilat i konsideron kontribut të çmuar në leximin e së vërtetës së luftës në Shqipëri. 

Teatri duhet siguruar vetëm nga projekti i prishjes

Postuar në 22 Shtator, 2019 23:23

Tirana u godit dje nga disa tërmete, lëkundja kryesore arriti magnitudë 5.8 të shkallës Rihter dhe intensitet 7 ballë. Lëkundjet e forta kanë sjellë dëmtime të rënda në pallate dhe banesa në Tiranë e Durrës. Fakulteti i Gjeologji Minierave pothuajse është shembur.

Por ndonëse flitet për të si “një godinë e rrënuar”, Teatri Kombëtar nuk ka asnjë krisje. Kryeministri Edi Rama duke mbrojtur  me pasion të pazakontë projektin privat Fusha, ka thënë disa here që TK është në prag shembje dhe se “nuk do presim tërmetin” që sipas tij do ti zerë “aktorët brenda”.

Deputeti Braho: Do kërkoj shkarkimin e Agron Tufës. T'i zbardhet edhe dosja "ruse"

Postuar në 08 Prill, 2019 15:00

 

Deputeti Spartak Braho ka deklaruar në një intervistë të sotme për gazetën “Dita” se do të kërkojë shkarkimin e Agron Tufës nga detyra e drejtuesit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit. Braho, i përfshrië në një polemikë me Tufën, thotë se kërkesa për shkarkim do të bëhet për shkak se Tufa abuzon me postin dhe përdhos me qëndrimet e veta Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Nevojë për një Këshill Kombëtar për gjuhën shqipe

Postuar në 04 Prill, 2019 13:17

 

Dita e të Drejtave të Njeriut, kritika për politikën penale, sjelljen e policisë dhe regjistrimin e popullsisë

Postuar në 10 Dhjetor, 2015 17:02

Sot është Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut dhe në këtë kuadër janë organizuar disa aktivitete. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka organizuar tryezë të rrumbullakët, në të cilën kryetari i saj, Vangjel Dule ka përsëritur vërejtjet për “mungesën e një regjistrimi të popullsisë  në Shqipëri sipas standardeve dhe parametrave të Këshillit të Europës si edhe faktin  se jemi i vetmi vend që aspirojmë integrimin ne familjen europiane dhe nuk kemi ende një ligj integral për të drejtat e minoriteteve”.

Vilson Ahmeti hedh poshtë akuzën se është ai "ish-kryeministri" i aferës CEZ-DIA

Postuar në 09 Shtator, 2015 19:46

Dje gazeta "Dita" identifikoi Vilson Ahmetin si "ish-kryeministri" që përmendet në çështjen CEZ-DIA. Madje për këtë publikoi dokumente nga dosja e arbitrazhit. Sot Ahmeti ka reaguar duke hedhur poshtë gjithçka. "Dita" shkruan edhe për faktin se Petrit Ahmeti, drejtor i ERE-s, është vëllai i ish-kryeministrit, që në reagimin e vet, thotë se kët shkrime kurdisen pë interesa të caktuara. "I bëj me dije mbarë opinionit se të dy shoqëritë e përfolura në këtë çështje, janë shoqëri private dhe si të tilla nuk kanë nevojë për një negociator apo ‘marifetxhi’ për të lidhur kontratë mes tyre.

Ish-kryeministri i skandalit të ryshfetit CEZ-DIA është Vilson Ahmeti, thotë DITA

Postuar në 09 Shtator, 2015 00:33

Po merr një kthesë të re çështja e rryshfetit “CEZ-DIA” për të cilën emri i Ilir Metës u përfol i pari. Shprehja “një ish-kryeministër i proceduar edhe më parë për korrupsion”, në dokumentat që avokati Clifford Chance ka paraqitur në gjyq, u lidh menjëherë me kreun e LSI-së. Por gazeta Dita pretendon se sipa burimeve të mirëinformuara mbi gjyqin mes CEZ dhe DIA në arbitrazh, ish-kryeministri në fjalë është Vilson Ahmeti.

1400-3000 euro nata në Korfuz. Pushimet e Sajmir Tahirit sipas gazetës “Dita”

Postuar në 11 Gusht, 2015 05:27

Gazeta “Dita” shkruan sot në kopertinë se ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, po i kalon pushimet në Korfuz të Greqisë. “Dita” shkruan se Tahiri ndohet në hotel “Imperial” që sipas gazetës i ka çmimet që varjojnë nga 1400-3000 euro nata. Bëhet fjalë për një hotel luksoz, arsye që e shtyn gazetën të hapet sot me këtë çështje e të ngrejë disa pyetje: Sa i kushtojnë pushimet Sajmirit? Si i paguan ministri pushime kaq të shtrenjta? Dhe pyetja tjetër që ngjan disi e pazakontë: Me kë ndodhet ai në Korfuz?

“Zyrtare”, e majta "Dita" në sherr me Fugën e kryeministrisë, pra dhe me Ramën

Postuar në 10 Gusht, 2015 22:29

Gazeta e majtë “Dita” ka një përplasje tashmë publike me këshilltarin e kryeministrit për mediat Endri Fuga, rrjedhimisht dhe me vetë Ramën. "Dita", një ditë më parë botoi një lajm mbi ndalimin e një piloti gjerman, pse helikopteri i tij duke kaluar mbi Dhërmi i kishte bërë zhurmë kryeministrit Rama. Vetë Fuga shkruante në rrjetet sociale se gazeta “boton një lajm të rremë për dava pilotash dhe helikopterash dhe kur ua përgënjeshtron me fakte thonë s’e ndryshojmë se ka 5 mijë klikime”.

Subscribe to RSS - dita