Vilson Ahmeti hedh poshtë akuzën se është ai "ish-kryeministri" i aferës CEZ-DIA

Postuar në 09 Shtator, 2015 19:46

Dje gazeta "Dita" identifikoi Vilson Ahmetin si "ish-kryeministri" që përmendet në çështjen CEZ-DIA. Madje për këtë publikoi dokumente nga dosja e arbitrazhit. Sot Ahmeti ka reaguar duke hedhur poshtë gjithçka. "Dita" shkruan edhe për faktin se Petrit Ahmeti, drejtor i ERE-s, është vëllai i ish-kryeministrit, që në reagimin e vet, thotë se kët shkrime kurdisen pë interesa të caktuara. "I bëj me dije mbarë opinionit se të dy shoqëritë e përfolura në këtë çështje, janë shoqëri private dhe si të tilla nuk kanë nevojë për një negociator apo ‘marifetxhi’ për të lidhur kontratë mes tyre. Në kushtet e mia, nuk di se çfarë mund t’i ofroja këtyre shoqërive për të arritur marrëveshjen mes tyre, kur dihet qartësisht se nuk kam patur pushtet në vitin 2009. Sipas asaj që kushdo kupton në mënyrë intuitive, asnjë person pa pushtet apo pa suport politik nuk mund të ndikojë në marrëveshje mes shoqërive private. Është vetëm forca e shtetit ajo që mundëson një gjë të tillë dhe natyrisht kur ka vullnet nga palët në anën tjetër. Sa i përket pretendimit të një ryshfeti të paguar nga Hejsek, mund të them se nuk e kam takuar ndonjëherë këtë person,” thotë Ahmeti.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.