brexit

Politika europiane në sulm kundër BREXIT

Postuar në 11 Qershor, 2016 19:11

Europa politike po kujtohet më në fund të ndërmarrë ndonjë veprim kundër frymës së votuesve për të nxjerrë Britaninë e Madhe nga Bashkimi Europian. Në numrin e saj më të fundit, revista gjermane “Der Spiegel” i kushton disa shkrime këtij argumenti, duke theksuar përherë se BREXIT e dëmton Europën. Kjo ka më shumë vlerë në planin psikologjik, pasi Unioni është një investim ende i papërfunduar, por edhe atë ekonomik. Në një intervistë, ministri gjerman i Financave, Ëolfgang Schäuble, nënvizon pikërisht këto aspekte negative të ikjes së mundshme të Britanisë.

“Çështje që i takon Parlamentit”. Referendumi, si miklohet populli me iluzionin e sovranit

Postuar në 01 Qershor, 2016 03:11

Britania e Madhe do t’i drejtohet referendumit për të vendosur nëse do të duhet të rrijë apo jo në Bashkimin Europian. Dhe për të arritur objektivat e vet, politikanët i kanë konsumuar të gjitha kartat, deri sa përfshinë edhe Shqipërinë si delen e zezë, me të cilën britanikët duhet të rrinë larg. E çuditshme ndërkohë dhe paradoksale, që politikanë të cilët sot janë pro daljes nga BE-ja, deri dje nuk thanë një fjalë për referendumin e Skocisë.

Turqisë do i duhen 1 mijë vjet të anëtarësohet në BE. Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia në listën e zezë

Postuar në 23 Maj, 2016 10:15

"Me ritmin që po ecën do na duhet të presim vitin 3000 që Turqia të përfshihet në Bashkimin Evropian". Kështu u shpreh kryeministri britanik në përgjigje të skeptikëve dhe të pavendosurve për qëndrimin e Britanisë në Bashkimi Europian. “Do të na marrë dekada para se të ballafaqohemi me këtë mundësi. Turqia e ka paraqitur kandidaturën e saj që në vitin 1987”-theksoi David Kameron në përpjekje për të bindur britanikët të votojnë pro qëndrimit të Britanisë në Bashkimin Europian në referendumin e 23 Qershorit.

Ministri i Jashtëm spanjoll: “Nëse ndodh Brexit, mëngjesin tjetër do të kërkojmë Gjibraltarin”

Postuar në 09 Mars, 2016 00:13

Spanja mund të kërkojë aneksimin e Gjibraltarit nëse Britania e Madhe vendos të dalë nga Bashkimi Europian. Kjo u bë e ditur nga ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Garcia-Margallo gjatë një interviste në radio. Margallo deklaroi se Spanja është kundër daljes së Britanisë, por nëse kjo ndodh si pasojë e referendumit që do të mbahet aty, mëngjesin tjetër Madridi zyrtar do të shapllë pretendimet e veta. Nga ana e vet pala britanike ka reaguar Juia Reid e cila ka risiguruar se çfarëdo që të votohet asgjë nuk do të ndryshojë.

Londra kërkon rregulla të reja në BE, në këmbim të qëndrimit. Dhe një mendim pse BREXIT kërcënon vetë ekzistencën e Britanisë së Madhe

Postuar në 08 Janar, 2016 05:30

Përveç krizës së imigracionit që po rëndohet dita – ditës, Bashkimi Europian dhe Europa në tërësi përballen edhe me një problem tjetër jo të vogël. Qëndrimi ose jo i Britanisë së Madhe në Union. Prej kohësh zyrtarë të lartë britanikë kanë shprehur shqetësim dhe kanë kërkuar ndryshime të rregullave sa i përket lëvizjes së forcës së punës, pasi siç shprehen ata hyrja e punëtorëve në Britani sipas rregullave të BE-së cenon interesat e qytetarëve britanikë.

Pages

Subscribe to RSS - brexit