brexit

BREXIT mund të çojë në shpërbërjen e Britanisë

Postuar në 14 Nëntor, 2018 10:48

Propozimi i kryeministres britanike Tereza Mei  për marrëveshjen e Brexit mund të çojë në shpërbërjen e Mbretërisë së Bashkuar. Kjo pasi Irlanda e Veriut do të gëzojë trajtim të diferencuar. Këtë deklaroi për rrjetin e radio BBC deputet i Partisë Demokratike Sindikaliste (PDU) të Irlandës së Veriut, Jeffrey Donaldson.

Marshim anti-BREXIT në Londër

Postuar në 22 Tetor, 2018 14:54

Qindra mijëra demonstrues u bënë pjesë e një marshimi popullor në Londër, duke kundërshtuar çdo marrëveshje “divorci”  midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE. Organizatorët thanë se 700,000 njerëz marshuan në rrugët e mbyllura të kryeqytetit për të mbërritur në sheshin e Parlamentit ku pati fjalime edhe nga politikanë.

Britanikët duan referendum të dytë për daljen nga BE

Postuar në 30 Korrik, 2018 11:47

50% e britanikëve kundrejt 40%  janë në favor të mbajtjes së një referendumi në Britaninë e Madhe ku qyetetarët të zgjedhin nëse duan që vendi të largohet nga Bashkimi Evropian në bazë të propozimit të të bërë nga qeveria, apo të mos shkëputen nga BE.

Anketimi u publikua në rrjetin televiziv Sky News, ku vetëm 10% u përgjigjën se nuk kishin një përgjigje. Që prej referendumit të BREXIT që i tha po daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian politika në Britani edhe qytetarët kanë qenë skeptikë për raportet e mëtejshme me BE-në.

Tri dorëheqje në kabinetin e Meit, Britania në krizë politike

Postuar në 09 Korrik, 2018 19:18

Dorëheqjen nga qeveria britanike njoftuan 24 orët e fundit dy ministrat, ai i Jashtëm, Boris Johnson dhe David Davis, ministër i Brexit, duke shkaktuar turbullira në skenën politike vetëm tre ditë pas marrëveshjes së kryeministres britanike me kabinetin e saj mbi marrëdhëniet e vendit me Bashkimin Europian pas Brexit

Soros në lojë për të prapësuar Brexit

Postuar në 08 Shkurt, 2018 11:00

Gazeta britanike “The Telegraph” shkruan sot se George Soros – të cilit nuk harron t’i kujtojë nofkën “njeriu që theu Bankën e Anglisë”, po investohet për organizimin e një referendumi të dytë për kthimin e Britanisë në BE. Sipas gazetës në fjalë, Soros është një nga tri figurat kryesore të grupit “Më e mira për Britaninë” që mbështet fushatën “Qëndro – Remain”.

Brexit/BE-ja mendon për rritje të taksës për plastikën dhe ulje të prodhimit

Postuar në 12 Janar, 2018 11:42

Komisioni Europian po mendon të vendosë një taksë mbi plastikën për të kompensuar humbjen në bilanc që sjell Brexit. Kjo është njëra nga idetë që është prezantuar dhe që mund të bëhet aktive në muajin maj, kur Komisioni prezanton një skicë të bilancit shumëvjetor duke nisur që nga viti 2021.

Juncker: Anglishtja po humbet rëndësinë në BE

Postuar në 13 Tetor, 2017 18:20

Shaka personale, i quajti  Jean-Claude Juncker deklaratat për shfuqizimin anglishtes si gjuhë zyrtare të BE-së, pas zbatimit të BREX-it.  "Gradualisht anglishtja po humbet rëndësinë e saj në Evropë", deklaroi Juncker në një konferencë në Firence teksa fliste në gjuhën angleze dhe pastaj vazhdoi në frëngjisht, duke provokuar duartrokitje në sallë. I pyetur nëse frëngjishtja do të ishte gjuha e ardhshme e Evropës, Juncker u përgjigj në anglisht: "Është gjithmonë e rrezikshme ta thuash këtë."

Parakalim për Europën në Londër

Postuar në 10 Shtator, 2017 10:09

Mijëra njerëz demostruan të shtunën në qendër të Londrës, duke i bërë thirrje qeverisë konservatore të Kryeministrit Teresa May që "të mohojë Brexitin". Pas parakalimit në zemër të kryeqytetit britanik, protestuesit u ndalën para Parlamentit, ku pritet të votohet mbi ligjet europiane që do të qëndrojnë në fuqi. Midis tyre ishte edhe këngëtari irlandez Bob Geldov, i cili kishte thirrur qytetarët që të votonin kundër Brexit në referendumin e 23 qershorit 2016.

Kulla ikonike e Tiranës dhe analogjitë me debatin për Brexit

Postuar në 04 Shtator, 2017 13:17

Në 13 Prill të këtij viti, vetëm dy muaj para zgjedhjeve parlamentare, kuvendi miratoi një ligj për ndërtimin e të ashtuquajturës Kulla Ikonike në Tiranë  me lartësi 350 metra. Behet fjalë për një investim që kap vlerën e 250 milionë dollarëve dhe që ka si sipërmarrës të projëktit  kompaninë “Al Habtoor Investment LLC”, e regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe, me seli në Dubai.

Pa rezultat negociatat për BREXIT, Britania refuzon të paguajë

Postuar në 01 Shtator, 2017 12:23

Negociatat mbi kushtet e tërheqjes së Britanisë nga Bashkimi Evropian kanë hyrë në raundin e tretë, por nuk kanëbshënuar progres. kryenegociatori i BE, Michel Barnier, pranoi haptazi në një konferencë të përbashkët për shtyp mungesën e besimit mes palëve, ndërkohë që kishte akuzuar negociatorin e Londrës, David Davis, për një lloj "nostalgjie" në trajtimin e çështjes.

Pages

Subscribe to RSS - brexit