brexit

Juncker flet frëngjisht: “Anglishtja po humbet rëndësinë në Europë”

Postuar në 05 Maj, 2017 13:31

Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker ka deklaruar se “anglishtja po humbet rëndësinë në BE”. Akti i tij, i performuar gjatë një konference në Firence të Italisë, gjatë së cilës ka folur frëngjisht, raportohet nga BBC-ja që vë theksin te fakti se Brexit ka pasoja edhe të natyrës kulturore. Juncker e cilësoi largimin e Britanisë nga BE-ja një “tragjedi”, por ka shtuar se “e bëra zgjidhjen time, do të flas frëngjisht, sepse…ngadalë, por qartë anglishtja po humbet rëndësinë në Europë”.

Dy botë të ndryshme!

Postuar në 02 Maj, 2017 10:04

Dy botë të ndryshme zbuloi takimi i fundit mes kryeministres së Britanisë Tereza Mei dhe presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker. Prapaskenat e takimit "katastrofik" mes tyre bënë që Juncker të vlerësojë se shkalla e dështimit të negociatave me Londrës dhe Bashkimit Europian është më shumë se 50%, ndërsa zyrtarë evropianë i thanë Tereza Meit se  “BE nuk është një klub golfi”.

Blair rikthehet me lëvizje kundër BREXIT

Postuar në 01 Maj, 2017 09:24

Vendimin e tij për të për të qenë prezent në arenën politike dhe "ndyrë duart", në luftën kundër Brexit ka shpallur ish-kryeministri britanik, Tony Blair. Lideri i Partisë Laburiste nga viti 1994 deri në vitin 2007 ka deklaruar në një intervistë për gazetën Daily Mirror, se nuk ka ndërmend të kandidojë për deputet në zgjedhjet parlamentare më 8 qershor dhe as të kërkojë postin e kryetarit të Partisë. 

Britania në "pazar" me BE-në, Skocia “firmos” pavarësinë

Postuar në 30 Mars, 2017 21:23

"Gjithçka është në tryezë". Me këto fjalë e ka përshkruar  ambasadorja e Britanisë në Athinë, rithemelimin e një marrëdhënie të re mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Europian. Ajo theksoi se qeveria britanike do të synojë të arrijë një marrëveshje të re me Bllokun për lëvizjen migrimin dhe tregëtinë e lirë. Sipas saj, prrioriteti kryesor është mbrojtja e qytetarëve britanikë dhe evropianë, pasi pothuajse 3 milion qytetarë evropianë jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe, ndërsa 1.5 milionë britanikë  jetojnë në shtetet anëtare të BE

Pas Brexit, Farage gjen punë për CalExit – shkëputjen e Kalifornisë

Postuar në 28 Mars, 2017 13:43

Nigel Farage, pomovuesi dhe predikusesi i Brexit, ka gjetur punë sërish në fushën e tij të suksesshme. CalExit  quhet lëvizja për shkëputjen e Kalifornisë nga SHBA dhe ndarje në dy shtete: bregu që do të dominohet nga liberalët dhe hinterland, që mendohet të jetë më konservativ. CalExit mori 3 milionë vota në zgjedhjet e fundit dhe Farage, një profesionist I retorikës seçesioniste, është punësuar nga republikanët Scott Baugh dhe Gerry Gunster me synim mbledhjen e parave për fushatën dhe firmave për legjitimimin e propozimit në zgjedhjet e vitit 2018.

Juncker: Qëndrimet e Trump për shpërbërjen e BE-së çojnë në luftë të re në Ballkanin Perëndimor

Postuar në 24 Mars, 2017 13:12

Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker ka deklaruar në një intervistë për Financial Times, se qëndrimet e Donald Trump për inkurajimin e BREXIT edhe në vende të tjera, do të çonte në shpërbërjen e Bashkimit Europian. Sipas tij, ky proces do të hidhte farën e luftës në Ballkanin Perëndimor, duke dëshmuar në një vështrim të parë se presidenti i ri amerikan nuk e njeh historinë e komplikuar të Europës.

Theresa May, pasuese e David Cameron

Postuar në 11 Korrik, 2016 18:28

Theresa May do të jetë kryeministra e Britanisë së Madhe dhe do të drejtojë procesin e daljes së vendit nga Bashkimi Europian. May erdhi në qendër si kandidaturë pas tërheqjes së papritur të Andrea Leasdom që u kritikua pasi deklaroi se ishte më e kualifikuar për pozicionin e kryeministirt sepse kishte fëmijë. Leadsom mban pozicionin e ministres së Energjisë dhe u mendua të pasonte David Cameron që dorëhiqet të mërkurën.

A do ta humbasë Londra rëndësinë si qendër financiare?

Postuar në 11 Korrik, 2016 10:57

Në radhët e investitorëve po shtohet pasiguria pas votës së britanikëve për të dalë nga Bashkimi Evropian dhe për këtë shkak ata po tërheqin paratë e tyre nga Londra. Për shkak të frikës nga dizavantazhet apo dëmet e mundshme që mund të pasojnë prej Brexit-it investitorët ndërkombëtarë po tërheqin kapitalin nga Britania e Madhe. Po ashtu jo vetëm paundi britanik po bie nga vlera, por edhe çmimet e pasurive të patundshme janë nën presion.

Me "tempin" e Guvernatorit

Postuar në 06 Korrik, 2016 20:09

Ndonëse e pakuptimtë pse guvernatori del në orën 4 për konferencën e përmuajshme mbi analizën e treguesve financiarë në vend, kur në Shqipëri nuk ka bursë dhe fjala e tij nuk ka asnjë efekt në tregun e brendshëm financiar, Genti Sejko kreu raportimin periodik për të na siguruar se BREXIT nuk do të ndikojë në ekonominë shqiptare.

"Ballkani Perëndimor nuk ka pse të ketë frikë nga Brexit. Perspektiva për në BE mbetet”

Postuar në 05 Korrik, 2016 10:06

Dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian nuk prek perspektivën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Të paktën këtë garanci e ka dhënë nga Konferenca e Parisit, kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila theksoi sërish nevojën e përmbushjes së standardeve. "Me vendimin e Britanisë së Madhe nuk ka ndryshuar asgjë. Këto vende nuk kanë pse të kenë frikë...Fjala është natyrisht për kushtet që ato duhet të përmbushin për ta çuar përpara procesin e pranimit. Në këtë drejtim secili vend ka arritur në një stad tjetër”, citon Merkel, agjencia gjermane e lajmeve “Deutsche Welle”.

Pages

Subscribe to RSS - brexit