Londra kërkon rregulla të reja në BE, në këmbim të qëndrimit. Dhe një mendim pse BREXIT kërcënon vetë ekzistencën e Britanisë së Madhe

Postuar në 08 Janar, 2016 05:30

Përveç krizës së imigracionit që po rëndohet dita – ditës, Bashkimi Europian dhe Europa në tërësi përballen edhe me një problem tjetër jo të vogël. Qëndrimi ose jo i Britanisë së Madhe në Union. Prej kohësh zyrtarë të lartë britanikë kanë shprehur shqetësim dhe kanë kërkuar ndryshime të rregullave sa i përket lëvizjes së forcës së punës, pasi siç shprehen ata hyrja e punëtorëve në Britani sipas rregullave të BE-së cenon interesat e qytetarëve britanikë. Në emër të bindjes së britanikëve për të qëndruar në BE, kryeministri biratnik David Cameron ka përsëritur gjatë një vizitë këto ditë në Gjermani, se BE-ja duhet të reformojë disa gjëra. “Euobserver” shkruan se Britania e Madhe kërkon shkrutimin e burokracisë në Bruksel  dhe transferimin e pushtetit në kryeqytetet nacionale të vendeve anëtare; Britania kërkon pjesëmarrje në vendimet ekonomike të Eurozonës dhe më e rëndësishmja: heqjen e përfitimeve për katër vitete e para të qëndrimit në Britani, që punëtorë imigrantë nga brenda BE-së marrin nga sistemi social. Në një intervistë për gazetën gjermane “Bild”, Cameron argumentoi se “ne duam të ndalojmë që njerëzit të përfitojnë nga sistemi ynë social pa kontribuuar më parë në të”. Ky është një shqetësim i madh pasi kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar hapur se nuk ka ndërmend që të miratojë një propozim të tillë.

Cameron ka lëvizur duke e trajtuar kërkesën e tij si një mënyrë të ndershme për të eliminuar një bindje të përgjithshme në Britani e cila mund të kthehet në një votë pro daljes së saj nga BE-ja në referendumin e afërt që do të mbahet për këtë qëllim(https://euobserver.com/political/131732).

Mirëpo ka disa që mendojnë se në çdo rast dalja e Britanisë nga BE, do të sjellë pasoja negative, pse jo deri dezintegrim të vetë monarkisë britanike. Në një opinion të vetin në “Project Syndicate”, Harold James, profesor i Historisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Princeton, parashikon se një “monarki e përbërë” si ajo britanike, mund të hapë probleme serioze për unitetin e vet, nëse del nga BE-ja. James shkruan se problemi i identiteti në Britani është i trashëguar dhe kjo ka të bëjë sa me faktin se “elementët kyçë të identitetit modern britanik duket se i përkasin Anglisë më shumë sesa “monarkisë së përbërë”, ka të bëjë me pushtetin monetar dhe financiar të Bankës së Anglisë, me historinë me kishën etj.. Një “jo” ndaj qëndrimit të mëtejshëm në një tryezë polifonike si BE-ja, mundet të rindezë kauzën e referendumit të Skocisë, por siç thotë James, kjo valë mund të gjejë jehonë në Uells dhe në Irlandën e Veriut(http://www.project-syndicate.org/commentary/brexit-united-kingdom-collap...).

Duket se BE-ja ka hyrë në një fazë kyçe të ekzistencës së vet, dalja nga e cila, ose do ta bëjë më të fortë dhe do ta legjitimojë atë, ose mund ta kthejë në një burim krize për një Europë që ende nuk po orientohet dhe harmonizohet rreth një ideje. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.