Politika europiane në sulm kundër BREXIT

Postuar në 11 Qershor, 2016 19:11

Europa politike po kujtohet më në fund të ndërmarrë ndonjë veprim kundër frymës së votuesve për të nxjerrë Britaninë e Madhe nga Bashkimi Europian. Në numrin e saj më të fundit, revista gjermane “Der Spiegel” i kushton disa shkrime këtij argumenti, duke theksuar përherë se BREXIT e dëmton Europën. Kjo ka më shumë vlerë në planin psikologjik, pasi Unioni është një investim ende i papërfunduar, por edhe atë ekonomik. Në një intervistë, ministri gjerman i Financave, Ëolfgang Schäuble, nënvizon pikërisht këto aspekte negative të ikjes së mundshme të Britanisë. “Britania është një nga ekonomitë më të forta të BE-së dhe Londra është qendra më e madhe financiare e Europës. Britania luan një rol drejtues në të gjitha çështjet e politikës së Jashtme dhe asaj të Sigurisë. Kjo është arsyeja pse Europa është më e fortë me Britaninë, sesa pa të”, shprehet ndër të tjera Schäuble.

Ka edhe disa arsye  të tjera të cilat e ndërlikojnë shumë leximin e pasojave të një vote pro BREXIT. Ministri gjerman kujton këtu se një dalje e Britanisë do të rigjallëronte ambiciet e skocezëve, të cilët siç tha ai “duan të rrinë në Europë”. Po kështu edhe konflikti me Irlandën e Veriut u kufizua nga fakti se Britania dhe Irlanda e Veriut janë anëtare të BE-së, çka nëse zhbëhet i hap rrugë gjithfarë skenarës. Schäuble shkon më tej kur këmbëngul në faktin se “Europa është kirjuar dhe forcuar përmes krizave”. Ndaj çdo krizë do parë edhe si një kohë mundësish. 

http://www.spiegel.de/international/europe/spiegel-interview-with-wolfga...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.