bota

Sulm terrorist në Vjenë. Të paktën 2 të vdekur

Postuar në 02 Nëntor, 2020 22:20

Një ngjarje që ka karakteristikat e një sulmi terrorist ndodhi në Vjenë. Një sulm i armatosur pranë një sinagoge ka lënë pas shtatë të vdekur, mes të cilëve një punonjës i policisë. Sipas raportimeve të para në zonë është dëgjuar një shpërthim dhe disa të shtëna.

Shembulli i Sllovakisë/Për një ditë teston gjysmën e popullsisë për Covid-19

Postuar në 02 Nëntor, 2020 14:07

Pothuajse gjysma e të gjithë popullsisë së Sllovakisë u testua për Covid-19 të shtunën, në ditën e parë të një testimi masiv me të cilin qeveria shpreson se do të ndikojë në uljen e kurbës pa pasur nevojë për mbyllje. Skema, e para për një vend me madhësinë e Sllovakisë, po shihet si model nga vendet e tjera që kërkojnë mënyra për të ngadalësuar përhapjen e virusit dhe për të shmangur mbingarkimin e sistemeve shëndetësore.

Macron: Nuk kam asnjë problem me islamin

Postuar në 01 Nëntor, 2020 11:35

Presidenti francez, Emmanuel Macron, thotë se e kupton tronditjen e myslimanëve për karikaturat e profetit Muhamed, por nuk mund të pranojë kurrë që ato të përdoren për të justifikuar dhunën. Në një intervistë për “Al Jazeera”-n të shtunën, ai u përpoq të sqaronte pozicionin e tij mbi islamin dhe të qetësonte tensionet që u ndezën pas vrasjes së një mësuesi, i cili u tregoi karikaturat e Muhamedit nxënësve të tij.

Tërmet 7 ballë në Turqi (VIDEO)

Postuar në 30 Tetor, 2020 13:53

Një tërmet i fortë ka goditur Turqinë pak minuta më parë. Sipas mediave turke, lëkundjet janë ndier në Stamboll, Izmir, Çanakkale, Denizli dhe Bursa. Siç raporton CNN turk, epiqendra e tërmetit ka qenë deti Egje. Ndërsa sipas USGS, Instituti Amerikan i Gjeofizikës, magnituda e tërmetit është 7 ballë. Lëkundjet janë ndier edhe në Greqi. Mediat greke raportojnë se lëkundjet janë ndier edhe në Athinë, 300 km nga epiqendra. 

Në Itali hidhet një ide e re për karantinën pa efekte në ekonomi

Postuar në 30 Tetor, 2020 10:54

Italia po përballet me një valë të dytë agresive të koronavirusit. Ndërsa qeveria ka vendosur disa masa që janë cilësuar si “karantinë e butë”, autoritetet janë në dilemë për strategjinë që duhet ndjekur për të mos çuar në kolaps sistemin shëndetësor duke mbajtur njëkohësisht hapur bizneset dhe aktivitetet e tjera. Një ide e re është hedhur nga Instituti për Studime Politike Ndërkombëtare, i cili propozon karantinë të plotë për të moshuarit. Sipas ISSP, izolimi i mbi 80-vjeçarëve do të zvogëlonte vdekshmërinë direkte të virusit me 50%.

450 vjet për t’u dekompozuar!

Postuar në 28 Tetor, 2020 11:46

Efektet negative të Covid-19 do të ndihen edhe në mjedis. Madje në terma afatgjatë. Maskat që janë të bërë të detyrueshme në shumicën e vendeve të botës janë “armiku” i ri i mjedisit. Këtyre pajisjeve sanitare u duhen deri në 450 vjet për t’u dekompozuar. Konkluzioni ka dalë nga një vlerësim që ka bërë Departamenti për Mjedisin Detar në Shërbimin Federal të Shëndetit Publik në Belgjikë, i cili nisi fushatën e ndërgjegjësimit "Deti nis nga shtëpia jote", për të inkurajuar qytetarët t’i hedhin maskat në një kazan plehrash ose të përdorin maska të ripërdorshme.

Tre ose katër vaksina para fillimit të 2021-shit, por mos prisni “shkopin magjik”

Postuar në 28 Tetor, 2020 10:50

Në muajt e ardhshëm pritet që 3 ose 4 vaksina anti-Covid të jenë gati. Në një intervistë për Rtl France, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, thotë se BE-ja do të ketë dozat që i duhen sapo vaksina e parë të jetë e disponueshme.  

Në Francë rritet frika e terrorizmit

Postuar në 28 Tetor, 2020 10:30

Në Francë është rikthyer frika e sulmeve terroriste. Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, thotë se kërcënimi terrorist në Francë është "shumë i lartë" dhe për këtë do të shtohet prania e trupave policore në vendet fetare. Në një intervistë në France-Inter Radio, Darmanin tha se operacionet e sigurisë do të rriten në vendet ku grumbullohen besimtarë, ndërsa shtoi se duhet trajtuar "islamizmin e shfrenuar që po armatos njerëzit në mënyrë ideologjike".

Mbyllet edhe Gjermania

Postuar në 28 Tetor, 2020 10:08

Gjermania është vendi i radhës që shtrëngon masat kundër koronavirusit. Plani i ri parashikon mbajtjen e shkollave të hapura, por do të mbyllen baret, palestrat, kazinotë etj.

Sipas Reuters, që i referohet Bild, Merkel ka thirrur krerët e provincave gjermane për të diskutuar mbylljen nga data 4 nëntor.

Dyqanet mbeten të hapura, nëse mbajnë higjienën dhe të kufizojnë numrin e njerëzve të pranishëm njëkohësisht në ambiente të mbyllura.

Sa për restorantet, klientët do të munden vetëm ta blejnë ushqimin e gatshëm atje dhe ta konsumojnë më pas në shtëpi.

Është koha e 70-vjeçarëve

Postuar në 27 Tetor, 2020 23:11

 

Kur presidenti i ardhshëm i SHBA të betohet në 20 janar 2021, ai do të jetë personi më i vjetër që ka bërë betimin në atë zyrë. Donald Trump, nëse rizgjidhet, do të jetë 74 vjeç; nëse zgjidhet Joe Biden, ai do të jetë 78 vjeç. (Rekordi i mëparshëm është vendosur në 1985, kur Ronald Reagan e mori mandatin e tij të dytë tre javë para se të mbushte 74 vjeç).

Pages

Subscribe to RSS - bota