bota

Macron tenton uljen e tensioneve me Turqinë

Postuar në 15 Janar, 2021 16:26

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka dërguar një letër homologut turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Sipas kreut të diplomacisë turke, letra është një përpjekje për të përmirësuar lidhjet e prishura së fundmi. Sipas ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu, është e pritshme një marrëveshje Ankara-Paris, me fokus në katër çështje kryesore, që përfshijnë divergjencat që dy vendet kanë mbi konfliktet rajonale, përkatësisht ato në Siri dhe Libi.

Varianti i ri i Covid-it në Brazil infekton edhe ata që e kanë kaluar njëherë

Postuar në 14 Janar, 2021 20:04

Një variant i ri i koronavirusit është zbuluar në Brazil. Ky variant mund të infektojë ata që e kanë kaluar njëherë Covid-19.

Britania po përgatitet të ndalojë udhëtimet drejt Brazilit për shqetësimet në lidhje me importimin e variantit të ri.

Kjo masë pason një rritje të madhe të rasteve në Manaus, një qytet që besohej se ishte pranë arritjes së imunitetit të tufës nga vala e parë. Hulumtimi i botuar vitin e kaluar sugjeroi që 76 për qind e njerëzve në Manaus ishin prekur deri në tetor.

Si u përfshi qeveria belge në kontrabandën e emigrantëve

Postuar në 14 Janar, 2021 14:26

Një anëtar i këshillit bashkiak të Mechelen-it në Belgjikë u dënua me 8 vjet burg për kontrabandë njerëzore. Melikan Kucam vjen nga radhët e partisë nacionaliste, New Flemish Alliance (NVA). Në vitin 2015, atij iu dha  e drejta nga sekretari i atëhershëm shtetëror belg për azil dhe migrim, Theo Francken (gjithashtu i NVA) për të përpiluar listat e të krishterëve sirianë.

Raporti i aktivistëve të të drejtave të njeriut: Izraeli është një regjim aparteidi

Postuar në 12 Janar, 2021 16:00

Një grup për të drejtat e njeriut në Izrael ka publikuar një letër që pritet të provokojë polemika të ashpra.

Çfarë është Parler, alternativa e Twitter-it që thotë se respekton lirinë e fjalës

Postuar në 11 Janar, 2021 00:04

Një ditë më parë, Twitter i mbylli përgjithmonë llogarinë presidentit amerikan, Donald Trump. Në të njëjtën kohë, Apple hoqi nga dyqanet virtuale aplikacionin Parler, në të cilin u zhvendosën postim pro Trumpit pas sulmit në Capitol Hill.

Po çfarë është Parler? Aplikacioni pothuajse i panjohur në Shqipëri ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve pak muaj më parë për qasjen e tij anticensurë.

Në Korenë e Jugut shpiken “pavijonet portative” për të sëmurët me CoVid-19(foto)

Postuar në 08 Janar, 2021 14:10

Në Korenë e Jugut, shkencëtarët kanë krijuar një zonë “pavijon portativ” për të sëmurët me Covid-19. Kjo është parë si zgjidhje në kushtet e mungesës së shtretërve për pacientët e sëmurë.

Dhomat në fjalë përdorin një sistem ventilimi që krijon presion negativ dhe lejon ajrin të shkojë drejt dhomës së izolimit dhe të kanalizohet në mënyrë të sigurt, duke ndihmuar në parandalimin e përhapjes së patogjenëve në ajër.

Në Korenë e Jugut, ato janë kthyer në një mjet jetësor për të luftuar pandeminë e koronavirusit dhe po shihen si model edhe nga vende të tjera.

Doktori që zbuloi ebolën: Viruse më të rrezikshme se Covid-19 mund të shfaqen në të ardhmen

Postuar në 04 Janar, 2021 18:43

Shkencëtari që zbuloi ebolën katër dekada më parë paralajmëron njerëzimin se mund të përballet me shumë viruse të reja dhe potencialisht fatale që dalin nga pyjet tropikale afrikane. Kësaj i shtohet rasti i një gruaje që shfaqi simptoma të etheve hemorragjike në një qytet të largët në Republikën Demokratike të Kongos.

Punonjësit e Google organizohen për herë të parë në një sindikatë

Postuar në 04 Janar, 2021 17:23

Mbi 200 punonjës të Google janë angazhuar në krijimin e një sindikate, një hap ky historik për një kompani të madhe teknologjike. Unioni i Punëtorëve të Alphabet, kjo e fundit kompania mëmë e Google, ka mbështetjen e Punëtorëve të Komunikimit të Amerikës.

Nëngrupe më të vogla punëtorësh të Google - punëtorët e kafeterisë në Bay Area dhe kontraktorët në Pittsburgh - janë bashkuar më parë, kjo shënon përpjekjen e parë për të krijuar një sindikatë për mbarë kompaninë.

BE jep 3.5 milionë euro për emigrantët e kampit Lipa në Bosnje-Hercegovinë

Postuar në 03 Janar, 2021 22:24

Komisioni Europian njoftoi sot se do t’i akordojë Bosnje-Hercegovinës një fond prej 3.5 milionë euro në formën e ndihmës humanitare për emrigrantët, të cilët po jetojnë në kushte të vështira pas zjarrit që ra në kampin e tyre. Brukseli bëri të ditur se fondi do t’u vijë në ndihmë emigrantëve që po përballen me fatkeqësinë humanitare.

Paratë do të shkojnë për veshje, batanije, ushqim dhe mbështetje psikologjike. Kampi Lipa, në kantonin Una Sana, u dogj në 23 dhjetor dhe për pasojë u mbyll. Ai ka shërbyer si qendër e përkohshme për emigrantët gjatë muajve të pandemisë.

Kina dhe BE-ja nënshkruajnë marrëveshje investimesh pas 7 vjetësh negociata

Postuar në 30 Dhjetor, 2020 16:05

Bashkimi Evropian dhe Kina kanë arritur sot një marrëveshje investimi që do t'u japë kompanive Evropiane më shumë akses në tregjet kineze dhe do të ndihmojë në korrigjimin e atyre që Evropa i sheh si lidhje ekonomike të paekuilibruara. Marrëveshja ka qenë në diskutim për shtatë vjet dhe ka të ngjarë të marrë të paktën një vit për të hyrë në fuqi. Ajo shihet si një marrëdhënie e re me Kinën, të cilën BE e sheh njëkohësisht si partner, por edhe si rival sistemik.

Pages

Subscribe to RSS - bota