Macron tenton uljen e tensioneve me Turqinë

Postuar në 15 Janar, 2021 16:26

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka dërguar një letër homologut turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Sipas kreut të diplomacisë turke, letra është një përpjekje për të përmirësuar lidhjet e prishura së fundmi. Sipas ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu, është e pritshme një marrëveshje Ankara-Paris, me fokus në katër çështje kryesore, që përfshijnë divergjencat që dy vendet kanë mbi konfliktet rajonale, përkatësisht ato në Siri dhe Libi.

“Në letër, Presidenti Macron shpreh rëndësinë e Turqisë për Evropën dhe vullnetin e tij për të çuar përpara bashkëpunimin pozitiv me Turqinë, si dhe për të takuar Presidentin tonë në të ardhmen. Është një letër shumë pozitive me disa pjesë në turqisht. Presidenti ynë e ka mirëpritur atë dhe ka rënë dakord të takohet me Presidentin Macron. Takimi i parë mund të zhvillohet përmes videokonferencës”, i tha ai një grupi gazetarësh gjatë kthimit nga një udhëtim tre-ditor në Pakistan.

Letra e Macron është një përgjigje ndaj mesazhit që Erdogan i dërgoi Francës për Vitin e Ri. Lidhjet midis dy vendeve aleate u acaruan në vitin 2020 për shkak të disa mosmarrëveshjeve bilaterale dhe konflikteve rajonale nga Siria në Libi dhe nga Nago-Karabaku në Mesdheun lindor.

Në fillim të dhjetorit, Çavuşoğlu dhe homologu francez, Jean Yves le Drian, vendosën të angazhohen për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Si rezultat i kontakteve diplomatike midis dy vendeve, u arrit një mirëkuptim i ndërsjellë për të punuar në katër çështje kryesore: marrëdhënie dhe konsultime dypalëshe, luftë kundër terrorizmit, çështje rajonale përfshirë Sirinë dhe Libinë dhe bashkëpunim në fushën e arsimit”.

“Shpresojmë që Franca nuk do të përsërisë të njëjtat gabime që bëri në kontekstin e operacionit tonë Pranvera e Paqes. Sigurisht, ky proces (pajtimi) do të ndikojë pozitivisht në lidhjet tona dypalëshe, marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe në çështjet rajonale", theksoi ministri turk.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.