Në Korenë e Jugut shpiken “pavijonet portative” për të sëmurët me CoVid-19(foto)

Postuar në 08 Janar, 2021 14:10

Në Korenë e Jugut, shkencëtarët kanë krijuar një zonë “pavijon portativ” për të sëmurët me Covid-19. Kjo është parë si zgjidhje në kushtet e mungesës së shtretërve për pacientët e sëmurë.

Dhomat në fjalë përdorin një sistem ventilimi që krijon presion negativ dhe lejon ajrin të shkojë drejt dhomës së izolimit dhe të kanalizohet në mënyrë të sigurt, duke ndihmuar në parandalimin e përhapjes së patogjenëve në ajër.

Në Korenë e Jugut, ato janë kthyer në një mjet jetësor për të luftuar pandeminë e koronavirusit dhe po shihen si model edhe nga vende të tjera.

Modulet e klinikës mobile të dizenjuar nga një ekip kërkimor në Institutin e Avancuar të Shkencës dhe Teknologjisë së Koresë (KAIST) janë tenda të mëdha me efekt serë. Ato kushtojnë sa 20% e ndërtimit të një reparti spitalor konvencional.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.