21 janari

Të pavërtetat e komunikimit të javës dhe analogjive me 21 Janarin

Postuar në 19 Shkurt, 2017 21:21

Edi Rama duhet të jepte një përgjigje për kërkesën e opozitës dhe e dha. Përtej meritës që i njohu vetes se nuk vrau protestues si ish-paraardhësi i tij, kryeministri i vendit doli në monologun e fundjavës për të thënë se nuk ka ndërmend të dorëhiqet dhe se protesta e demokratëve të thjeshtë po përdoret nga udhëheqësit e opozitës që nuk duan Vettingun, duke nënkuptuar në këtë mënyrë Sali Berishën dhe frikën që ai ka nga Reforma në Drejtësi.

Nuk është vetëm Sali Berisha

Postuar në 22 Janar, 2017 00:07

21 janari është arkivuar në ndërgjegjen e një pjese të qytetarëve të Tiranës si një krim shtetëror, ndërkohë që politika e ka instrument presioni. Dikush tjetër ka emocione personale për këtë ngjarje, por në rendin e zhvillimeve në Shqipëri, ajo nuk shënon më thuajse asgjë me peshë specifike. 21 janari është një nga ato ditë kalendarike të shantazhit politik që njollos edhe atë fije respekti që kërkon zakoni i dikurshëm shqiptar për të vdekurit.

Demagogjia nuk njeh kufij, nga kontrolli i emocioneve te garancitë absurde

Postuar në 20 Janar, 2017 16:33

Mbushen 6 vjet nga ngjarjet tragjike të 21 Janarit, ku një protestë e dhunshme e ish-opozitës socialiste u mbyll me 4 viktima. Drejtësia politike e palës që organizoi demostratën projektoi dy palë, “pushtetin kriminal të Sali Berishës” dhe “viktimat martire të popullit opozitar”. Në emër të këtij raporti Partia Socialiste me në krye Edi Ramën prodhoi betimin për të bërë drejtësi dhe po ashtu një faturë financiare për dëmshpërblimin e familjarëve të viktimave në masën 1.6 miliardë lekë.

Mbyllet me para

Postuar në 18 Janar, 2017 21:10

Tri ditë përpara 6 vjetorit të 21 janarit qeveria ka vendosur të akordojë një fond prej 160 011 479 lekësh për dëmshpërblimin e familjarëve të viktimave të protestës së vitit 2011. Fondi merret nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit dhe siç thuhet në vendim, ai përmbush detyrimet qe rrjedhin nga vendimet e Gjykatës Administrative

Fondi i ngarkohet Gardës së Republikës që do të kryejë shlyerjen e tij. Mbyllet pra me para një protestë për të cilën u premtua drejtësi pas vdekjes në rrethana ende të pasqaruara zyrtarisht të katër personave. 

Berisha thotë se e kishte paralajmëruar Edi Ramën për pasojat e 21 Janarit

Postuar në 13 Dhjetor, 2016 09:23

21 Janari mbetet ende një nga ngjarjet e pazbardhura dhe me shumë pikëpyetje për rolin e ish-qeverisë së Partisë Demokratike si dhe ish-opozitës socialiste në protestën që u mbyll me katër të vrarë në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Partia Socialiste vijon ta konsiderojë si një ditë homazh dhe angazhim të saj politik zbardhjen e së vërtetës, ndërsa Partia Demokratike si një sulm kundër institucioneve kushtetuese që u mbyll me një bilanc tragjik.

"Në 21 janar PS-ja e dinte që do kishte vrasje" (Video)

Postuar në 14 Tetor, 2016 00:03

Në replikën me Taulant Ballën në parlament shkaktuar nga vendimi i Ben Blushit për t’u larguar nga Partia Socialiste , ish-deputeti socialist risolli në vëmendje 21 Janarin dhe rolin që deputetët e kësaj force politike bashkë me kryetarin e partisë Edi Rama patën në protestën e 21 Janarit, ngjarje që përfundoi me 4 viktima.  

Narratorët e 21 janarit 2011

Postuar në 29 Prill, 2016 14:47

Materialet video që po publikojmë më poshtë janë shpërndarë nga Partia Socialiste në ditët që pasuan ngjarjen e 21 janarit 2011. Është një montim me karakter propagandistik, një investim mbi klimën hiperemotive të krijuar ato ditë, në të cilën PS-ja dhe kryetari i saj, mëtuan të shfaqeshin si zëdhënës të një të drejte të shkelur dhe të një opozite që shtypej. Ndiqni me vëmendje termat që përdoren, muzikën, tonin dramatik të përdorur dhe mandej sillni në vëmendje termat e fundit të përdorur “aksidentalisht” në gjykatë nga këta që në video shfaqen si luftëtarë të paepur për drejtësi.

Dëshmia për 21 Janarin e ish-gardistit që u bë kryetar i PS në Mat dhe drejtor i OSHEE-së

Postuar në 15 Shkurt, 2016 10:29

Sot është drejtori i OSHEE-së për Divizionin e Burrelit dhe kryetar i Partisë Socialiste në Mat. Agron Malaj, ish-komandant i Gardës, që drejtoi njësinë e ndërhyrjes dhe grupin e snajperëve në 21 Janar 2011 thotë se gardistët kanë qenë profesionistë dhe se nga grupi që ai drejtonte nuk ka qëlluar mbi njereëzit. Ai ngre gishtin e akuzës mbi ish-drejtues të Gardës së Republikës dhe institucioneve të tjera për urdhërin e vrasjes së 4 protestuesve.

2 prill 1991 - 21 janar 2011

Postuar në 27 Janar, 2016 04:53

Janari i pestë kaloi. Një pjesë e mediave e pasqyroi gjerësisht, një pjesë tjetër dhe katër kryetarë shoqatash të tyre, u morën me “mbrojtjen e gazetarit” mistrec që ngacmoi “Tri motrat” e Hervin Çulit. Iku pra dhe ky 21 janar për t’ia lënë vendin halleve të tjera të përditshme. Reforma në drejtësi, ekonomia, Shengeni, të gjitha të rrezikuara. Të gjitha në buzë të greminës. (“Po. Na falni se harruam. Është edhe Teatri Kombëtar në rrezik të madh!”) Por le të kthehemi tek një shkrim, ndoshta më i guximshmi dhe më seriozi që u botua këtë pesë vjetor lidhur me atë ngjarje të tmerrshme.  

Asnjë përgjegjësi për mos arrestimin e gardistëve në 21 janar. Kështu përfundon kur proteston për Edi Ramën dhe PS-në

Postuar në 23 Janar, 2016 13:54

Prokuroria e Pargjithshme urdhëroi arrestimin e gardistëve që më 21 janar 2011 ishin pjesë e repartit mbrojtës të Kryeministrisë dhe Policia e Shtetit nuk e zbatoi urdhrin. Ky akt perceptohet zakonisht si puç, por prokuroria e Adriatik Llallës memdon ndryshe. Për një linjë institucionale veprimi, thuajse automatike, organi i akuzës nuk ka gjetur asnjë përgjegjësi te ish-drejtuesit e Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, Agron Kuliçaj dhe Saimir Muça.

Pages

Subscribe to RSS - 21 janari