21 janari

Mero Baze: Në Shqipëri nuk ka drejtësi

Postuar në 22 Janar, 2020 14:36

Dje botuesi i gazetës “Tema”, Mero Baze shkruante për ata që sipas tij janë përgjegjës për 21 janarin 2011 dhe përpjekjet e tyre që t’i shpëtojnë drejtësisë. Baze vë në dukje se ka të tjerë që po qesëndisin Edi Ramën se nuk futi dot në burg Sali Berishën dhe Ilir Metën duke kaluar më tej në “qartësimin e disa gjërave”. Dhe këto gjëra në fakt janë vetëm një gjë: Në Shqipëri nuk ka drejtësi.

Përgjimi nuk është provë? Në emër të një përgjimi fitoi katër viktima më 21 janar 2011

Postuar në 13 Maj, 2019 20:19

Dëgjoni se çfarë thotë kryeministri Edi Rama në konferencën e djeshme lidhur me përgjimet për dosjet 339 dhe 184 që implikojnë vjedhjen e zgjedhjeve në Durrës dhe në Dibër. Dëgjoni dhe shikoni sesi ky njeri bën penalistin përpara shqiptarëve duke shpjeguar se përgjimi nuk është provë:

21 janar 2011 - 16 shkurt 2019 - Sistemi politik del jashtë loje

Postuar në 02 Shkurt, 2019 15:33

Dëgjoni se çfarë ka deklaruar Edi Rama me të vetët pak ditë para protestës së 21 janarit 2011: 

Pothuajse të njëtën gjë ka paralajmëruar edhe Lulzim Basha sot në Ballsh: 

Pazari që po mbyllet pas fjalëve dhe luleve për 21 janarin

Postuar në 26 Janar, 2019 16:15

Gazeta “Dita” ka sjellë disa ditë më parë rastin e gjyqtarit Aleksandër Muskaj si shembull përgënjeshtrimi për deklaratat e kryeministrit Edi Rama se ai do të çojë në burg gjyqtarët e 21 janarit. Në një shënim të vetin gazeta vë në dukje, se premtimet e z. Rama nuk qëndrojnë në këmbë dhe janë madje gënjeshtra rë vërteta. Për rastin e z. Muskaj, mjafton fakti se ai është propozuar nga qeveria Rama për në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Ia ka marrë dorën tani

Postuar në 21 Janar, 2019 15:31

Edi Rama ja ka marrë dorën. Ta bëjë kuvendin sipas vendit. Kur sheh të mirat e pushtetit, milionat radhë – radhë, kur ndjen sesi çdo gjë varet nga ty, edhe humori i shoqërisë, e ardhmja, këto të duken çikërrima.

Antikonformizmi – nëse ndonjëherë ka qenë sepse ngjan e pamundur që një qytet si Tirana të prodhojë antikonformistë realë – hidhet pas. Si një uniformë e vjetër e një kohe tjetër.

Bëhen 8 vjet që pret e përcjell

Postuar në 20 Janar, 2019 22:23

Mediat kombëtare i kanë paraprirë përvjetorit të 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë katër protestues të opozitës. Ato ishin në një prej familjeve të  viktimave, të cilët qeveria socialiste i ka shpallur dëshmorë të demokracisë.

Sipas familjarëve të Ziver Veizit, 8 vite  pas ngjarjes tragjike drejtësia nuk është vënë në vend dhe ende nuk është bërë asgjë për zbardhjen e së vërtetës, ndërsa hetimet janë mbyllur duke e lënë ngjarjen në harresë.

21 janari/Kryeministri nominon armiqtë e drejtësisë

Postuar në 21 Janar, 2018 12:12

Kryeministri Edi Rama ka organziuar në kryeministri një takim me familjarë dhe deputetë me rastin e 7 vjetorit të 21 janarit. Kryeministri ka pranuar “sëkëlldinë e veçantë” me të cilën pret këtë datë, sepse siç tha ai “drejtësia po vonon”.

Një president peng i drejtësisë

Postuar në 07 Tetor, 2017 12:26

Pasi katër protestues u vranë në mes te bulevardit qendror të Tiranës në 21 Janar të vitit 2011, pasi u helmuan me zarinë deri në gjymtim e u plagosën disa dhjetëra të tjerë, Edi Rama dhe Ilir Meta në 1 Prill të viti 2013 nëshkruan së toku pa asnjë pendesë shpirtërore, pa asnjë skrupull njerëzor apo politik, një marrëveshje afatgjatë për bashkim e bashkëqeverisje. Socialistët e thjeshtë, njerëzit e ndershëm e idealistë u zunë besë edhe kësaj here!!!

Më 21 janar 2011, tek Ura e Lanës. Më 13 maj 2017, jashtë Shqipërisë

Postuar në 13 Maj, 2017 10:24

Protesta e sotme zhvillohet kundër kryeministrit Edi Rama. Ajo mbështet mendimin dhe kërkesën e kreut të PD-së, Lulzim Basha për dorëheqje të Ramës. Policia siç raportohet ka marrë masat, ka lëvizje mes Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë. Ndërkohë zhvillimi vjen pak ditë pasi kryeministri vendosi të mos zhvillonte zgjedhjet në Kavajë. Në gjithë këtë situatë, kryeministri ka zgjedhur të mos jetë në Shqipëri ditën e sotme: ai do të jetë në Venecia në një aktivitet për artin. Në politikë nuk ka veprime të pafajshme, edhe kur pas tyre mundet mos të ketë realisht qëllime.

Strasburgu i vë kapak "shpagimit" të viktimave të 21 Janarit

Postuar në 20 Prill, 2017 21:35

Gjykata e Strasburgut ka pushuar dosjen e 21 janarit, të hapur prej familjarëve të viktimave që në vitin 2013. Pushimi i çështjes ka ardhur pas tërheqjes së familjarëve të cilët pranuan kushtet e dëmshpërblimit të propozuara nga qeveria shqiptare.

Pages

Subscribe to RSS - 21 janari