Bëhen 8 vjet që pret e përcjell

Postuar në 20 Janar, 2019 22:23

Mediat kombëtare i kanë paraprirë përvjetorit të 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë katër protestues të opozitës. Ato ishin në një prej familjeve të  viktimave, të cilët qeveria socialiste i ka shpallur dëshmorë të demokracisë.

Sipas familjarëve të Ziver Veizit, 8 vite  pas ngjarjes tragjike drejtësia nuk është vënë në vend dhe ende nuk është bërë asgjë për zbardhjen e së vërtetës, ndërsa hetimet janë mbyllur duke e lënë ngjarjen në harresë.

“Moralisht na lehtëson shpallja dëshmor e vëllait. Si çdo vit do të shkojmë tek vendi ku është vrarë për ta përkujtuar”- thotë motra e Ziver Veizit, Trendafile Mahmuti. Sipas Top Channel 525 mijë euro u ndanë me vendim qeverie për secilën nga 4 familjet e të vrarëve, ndërsa Garda e Republikës paditi ish-drejtuesit e saj për vrasjet.

http://top-channel.tv/2019/01/20/8-vjet-nga-21-janari-familjaret-presin-...

Qeveria socialiste e Edi Ramës me ardhjen në pushtet premtoi zbardhjen e ngjarjes madje tha se kishte pajtuar një kompani ligjore për këtë çështje.

“Ne nuk do të ndërhyjmë te drejtësia, gjykatat dhe prokuroria siç kanë bërë ata që sot akuzohen për 21 janarin dhe tragjedi të tjera. Ne do të angazhojmë një studio ligjore me reputacion ndërkombëtar që të merret me vrasjet e 21 janarit, për të zbardhur të plotë dhe për të nxjerrë përgjegjësit e vërtetë". http://www.gazetadita.al/rama-u-premton-familjareve-te-viktimave-studio-..."

Familjarë të Ziver Veizit dhe 3 të vrarëve të tjerë të ngjarjes së 21 janarit do të marrin pjesë në ceremoninë që do të zhvillohet ditën e hënë në kryeministri, ndërsa në fshatin e Ziverit, në Zenelaj, do të mbahet ceremonia e përvitshme përkujtimore. Me shumë gjasë kryeministri do bëjë një krahasim me qëndrimin që mbajti qeveria e tij karshi protestës së studentëve ku nuk u hodh asnjë letër, ndërsa do predikojë sërish ardhjen e drejtësisë së pavarur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.