Asnjë përgjegjësi për mos arrestimin e gardistëve në 21 janar. Kështu përfundon kur proteston për Edi Ramën dhe PS-në

Postuar në 23 Janar, 2016 13:54

Prokuroria e Pargjithshme urdhëroi arrestimin e gardistëve që më 21 janar 2011 ishin pjesë e repartit mbrojtës të Kryeministrisë dhe Policia e Shtetit nuk e zbatoi urdhrin. Ky akt perceptohet zakonisht si puç, por prokuroria e Adriatik Llallës memdon ndryshe. Për një linjë institucionale veprimi, thuajse automatike, organi i akuzës nuk ka gjetur asnjë përgjegjësi te ish-drejtuesit e Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, Agron Kuliçaj dhe Saimir Muça. Kështu raporton “Report TV” sipas të cilit prokuroria ka vlerësuar se: “Një burim i rezervuar i tha televizionit se në përfundim të analizimit të gjithë dokumentave dhe provave të sjella nga policia e shtetit ka rezultuar se nuk ka element të veprës penale që bëjnë përgjegjës ish-drejtorin e policisë Hysni Burgaj apo vartësin e tij Agron Kuliçaj”(https://shqiptarja.com/home/1/21-janari-prokuroria-pushon-hetimet-p-r-bu...).
Urdhër arrestet e lëshuara nga Prokuroria asokohe, u refuzuan nga policia me arsyetimin se kishin gabime ortografike, një hollësi me ngjashmëri dramatike me atë kërkesën e Interpol Belgjikës kur kërkonte ekstradimin e Mark Frrokut. “Kishte dy f”, deklaroi Ministria e Brendshme, me këtë rast, identik në arsyetim me policinë e vitit 2011.
Kush mban përgjegjësi për moszbatimin e urdhërit atëherë? Po këtë duhet ta hetojë Adriatik Llalla? Pyetja ka kuptim vetëm nga meraku se mos Edi Rama del tradhëtar, jo pse besojmë te Llalla.
Shumëkush mendonte se kështu do të shkonte kjo çështje, e cila çon në konkluzionin se kur nuk proteston për vete, por për Edi Ramën, PS-në, PD-në etj., kështu përfundon.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.