Dëshmia për 21 Janarin e ish-gardistit që u bë kryetar i PS në Mat dhe drejtor i OSHEE-së

Postuar në 15 Shkurt, 2016 10:29

Sot është drejtori i OSHEE-së për Divizionin e Burrelit dhe kryetar i Partisë Socialiste në Mat. Agron Malaj, ish-komandant i Gardës, që drejtoi njësinë e ndërhyrjes dhe grupin e snajperëve në 21 Janar 2011 thotë se gardistët kanë qenë profesionistë dhe se nga grupi që ai drejtonte nuk ka qëlluar mbi njereëzit. Ai ngre gishtin e akuzës mbi ish-drejtues të Gardës së Republikës dhe institucioneve të tjera për urdhërin e vrasjes së 4 protestuesve.

“Nga ekspertiza që iu bë armëve që dispononte grupi që unë drejtoja nuk rezulton të jetë qëlluar mbi njerëzit. Të gjithë vartësit e thirrur janë lënë të lirë nga drejtësia, pasi nuk u faktua se ata kanë shkaktuar viktimat e 21 Janarit. Mund të them se urdhëruesit dhe përgjegjësit e 21 janarit janë në ish-kupolën  e strukturave të larta të shtetit. Ndjej keqardhje që efektivët profesionistë të Gardës paragjykohën për ngjarjet e 21 Janarit, pasi kanë kaluar vështirësi të panumërta gjatë ushtrimit të detyrës”-shprehet Malaj në një intervistë për gazetën “Panorama”.

Emri i Malajt është përmendur disa herë në parlament nga opozita gjatë diskutimeve për 21 Janarin për faktin se ai tashmë është kryetar i Partisë Socialiste, e cila e quan 21 Janarin krim shtetëror, duke akuzuar jo vetëm drejtuesit politikë të ish-qeverisë, por edhe Gardën e Republikës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.