CoVid-19, numri i vdekjeve kalon mbi 1 milionë në Europë

Postuar në 13 Prill, 2021 12:40

Rastet e vdekjeve nga CoVid-19 në Europë kanë kaluar 1 000 000 njerëz. Lajmi raportohet nga AFP, sipas së cilës përllogaritja merr në analizë fatalitetet në 52 vende. Saktësisht numri i vdekjeve deri dje është 1 000 288. 

Jemi në një pikë kritike të pandemisë. Trajektoria e pandemisë po rritet në mënyrë eksponenciale

citohet të jetë shprehur  Maria Van Kerkhove, drejtuese e grupit teknik për CoVid-19 në OBSH.

Shifra në fjalë është më domethënëse kur vihet në raport me numrin e përgjithshëm të vdekjeve në botë: 2.9 milionë në 136 milionë infektime zyrtare. Rajoni më i goditur i Europës është Britania e Madhe që ka provuar për herë të parë uljen e kurbës këtë të hënë, pas muajsh rritjeje në numër infektimesh dhe vdekjesh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.