Pandemia/Prapaskenat e një marrëdhënieje të vështirë mes OBSh-së dhe Kinës

Postuar në 02 Qershor, 2020 23:36

Një investigim i Associated Press hedh dritë mbi atë që ka ndodhur gjatë muajit janar kur bota u vendos para faktit dramatik të shpërthimit epidemik të koronavirusit. 

Sipas materialeve të disponuara nga media në fjalë, Kina ka vonuar transmetimin e të dhënave për genomin e virusit me një javë dhe më shumë se kaq të dhënat klinike të poseduara prej saj për shkak se ishte vendi i parë që u prek nga epidemia. 

Në këtë kuadër sipas investigimit në fjalë sjellja publike e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në muajin janar, kur lavdëronte publikisht Kinën, ishte një qasje diplomatike, pragmatiste me synim vjeljen e informacioneve shkencore dhe klinike si dhe shmangien e ndonjë pasoje mbi shkencëtarët kinezë. 

Privatisht zyrtarët e OBSh-së ankoheshin në takimin e 6 janarit se Kina nuk po ndante të dhëna të mjaftueshme për të vlerësuar efektivisht shpërndarjen e virusit mes njerëzve dhe se çfarë rreziku përfaqësonte ai për pjesën tjetër të botës

raporton AP.

Sipas shkencëtarëve të OBSh-së kishte raste kur Kina kalonte informacionin vetëm 15 minuta para se ta përcillte dhe televizioni shtetëror. 

Informacioni i ri nuk mbështet as narrativën e Knoës, as atë të ShBA-ve, por portretizon një agjenci të kapur në ngërç që po përpiqej me urgjencë të merrte sa më shumë të dhëna pavarësisht autoritetit të kufizuar

thekson AP.

Vetëm në javën e dytë të janarit, shefi i emergjencave në OBSh, Michael Ryan, hodhi idenë për të shtuar presionin mbi Kinën duke patur frikën se bota po hynte në skenarin e SARS. Nga data 2 janar kur kinezët deshifruan genomin e plotë të virusit dhe 30 janarit kur OBSh shpalli gjendjen  e emergjencës globale, shpërthimi ishte shumëfishura me 200 herë, ndërkohë që mendimi në organizatë është se një qasje ndryshe ndaj Kinës do të kishte përkeqësuar situatën. Megjithatë njerëz që flasin për AP thonë se mbrojtja e Kinës në këtë rast e dëmtoi imazhin e OBSh-së duke çuar mandej në qëndrime radikale nga ShBA që përveç akuzave për sjellje filokineze, ka ndërprerë edhe financimet për organizatën. 

Më 30 dhjetor zyrtarët në Vuhan lëshuan alarmin  për një pneumoni atipike, një ditë më vonë Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të Kinës dërgoi një ekip në Vuhan. Më 31 dhjetor OBSh-ja mësoi për shpërthimin nga një platformë që gjurmon ngjarje të tilla. Në datën 1 janar organizata kërkoi të dhëna, Kina ktheur përgjigje se kishte 44 raste 48 orë më vonë. Në datën 2 janar kinezët kryen dekodimin në kohë rekord, kurse në datën 3 QKPS bëri dekodimin në mënyrë të pavarur nga laboratpri në Vuhan. 

Duhet thënë se kinezët u vunë para dilemave mes zbulimit të një proteine të re te virusi që lehtësonte lidhjen me qelizat njerëzore dhe mungesës së rasteve të reja. Kjo çoi në deklarimin se virusi nuk përhapje lehtë mes njerëzve. Kjo ndodhi edhe për shkak të moskoordinimit të kërkimeve. 

Kontagiozitetin e virusit e konfirmoi në datën 5 jana Klinika e Shëndetit Publik në Shangai që nënvizoi përhapjen përmes rrugëve të frymëmarrjes. Kjo klinikë rekomandoi marrjen e masave në zonat publike. Dokumenti për të gjithë këto ka qenë konfidencial. Por drejt OBSh-së nuk u përcoll ky informacion, por informacionet e mëhershme të autoriteteve kineze që nuk vlerësonin mundësinë e transmetimit nga njeriu te njeriu. 

Fakti që bota po përballej me një virus të ri u konfirmua në universitetin e Vuhanit, që Qendra Kineze e Sëmundjeve kërkoi verifik. Arsyeja nuk dihet por dyshimet janë se drejtuesit e saj donin të merrnin meritat. Zyrtarët kinezë u zunë në befasi dhe u vunë në siklet kur në datën 8 janar, gazeta The Wall Street Journal raportoi zbulimin në Vuhan të një virusi të ri që provokonte pneumoni. 

Vdekja e parë nga koronavirusi ndodhi në datën 9 janar, një 61 vjeçar. Njoftimi 7 bë vetëm më 11 janar. Të gjitha këto ngjarje e vunë OBSh-në para faktit publik se nuk po azhornonte më të dhënat dhe nuk po informonte siç duhet sepse në fakt nuk kishte të dhëna. 

E gjithë kjo ecuri provon një sjellje bizare të Kinës, por nuk shpjegon motivet e saj që mund të jenë shumë. Megjithatë që nga 30 janari e deri në muajin mars kur një pjesë e madhe e vendeve u prekën agresivisht janë dy muaj kohë dhe në fakt askuh nuk e mori seriozisht dhe survejanca epidemiologjike e tyre nuk sinjalizoi ndonjë gjë. 

Datat e gjeneruara nga ky investigim zbardhin nga ana tjetër një dinamikë të epidemisë duke hedhur poshtë pretendimet se karantinimi u mor kur virusi e kishte kaluar fazën më agresive.

Në fakt këtë askush nuk mund të dijë mirë pa një hetim dhe është spekullimi i papërgjegjshëm të deklarosh hipoteza që nuk bazohen kund tjetër veçse në intuitë. Në rastin më të mirë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.