Parlamenti iraken miraton rezolutën për dëbimin e personelit ushtarak amerikan

Postuar në 05 Janar, 2020 16:36

Parlamenti i Irakut ka miratuar një rezolutë për dëbimin e personelit ushtarak amerikan pas goditjes ajrore që solli vdekjen e gjeneralit iranian Soleimani.

Rezoluta parashikon përfundimin e qëndrimit të prezencës së huaj ushtarake në vend dhe si objektiv kryesor ka largimin nga Iraku të 5000 trupave ushtarake. Formalisht rezoluta i ka dhënë fund një marrëveshjeje mes të dyja vendeve që parashikonte që SHBA të ndihmojë Irakun në luftën kundër Shtetit Islamik. Dokumenti në fjalë është miratuar një shumicë Shiite në Parlamentin iraken, ndërkohë që shumë përfaqësues të komunitetit sunit dhe kurdëve nuk u paraqitën në seancë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.