I paqartë shenjtërimi i Alojzije Stepinac. Papa: Duhet sqaruar e vërteta historike

Postuar në 08 Maj, 2019 12:49

Papa Françesku ka folur për ish-kardinalin e Kishës Katolik Kroate, Alojzije Stepinac, për të cilin ka thënë se ishte një njeri i përshpirtshëm dhe se ishte kjo arsyeja që Kisha Katolike e lumturoi atë.

Por në një moment të caktuar gjatë procesit të kanonizimit kishte disa pika të paqarta, historike

ka shtuar Papa në një prononcim për gazetarin kroat të Vecernji List, Silvije Tomasevic.

Papa ka shtuar se ka kërkuar këshilla dhe në këtë kuadër ka parë të nevojshme të kërkojë ndihmë nga Patriarku Irinej.

Ai është një patriark i madh. Irinei ndihmoi, ne krijuam një komision historic, ne bashkëpunuam. E vërteta është interesi im dhe i Irinejit. Çfarë qëllimi do të kishte nëse Stepinac do të shpallej shenjt nëse e vërteta nuk është e qartë? Kjo nuk do t’i shërbente askujt

ka shtuar Franncesku.

Nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë me Stepinac që është lumtuaruar, pasi Patriarkana serbe i është kundërvënë shenjtërimit të tij për shkak të rolit në Luftën e Dytë Botërore dhe implikimit me krimet e regjimit të ustashëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.