Reklama për të gjallët dhe "qytetarët", plehrat për të vdekurit dhe katundarët

Postuar në 07 Maj, 2019 21:13

Rreth një muaj më parë në media u denoncua fakti se mbetje urbane hidheshin në një vend të hapur pranë varrezave të Tufinës. Raportimit mediatik, Bashkia e Tiranës iu kundërpërgjij në mënyrë tipike: dërgoi një makinë për heqjen e mbetjeve.

Sot, pra diçka më shumë se një muaj më pas, situate përsëritet. Mbetjet hidhen pranë varrezave në kundërshtim me ligjin përkatës. Bashkia e Tiranës që reklamon çdo punë, ka zgjedhur të derdhë kazanin e plehrave aty ku mendon se askush nuk do shikojë, pasi në të vërtetë ky është edhe standardi i punëve të kryetarit të saj: Punë që shikohen dhe të tjera që nuk duhen parë.

Sidoqofët, hedhja e mbetjeve në këtë mënyrë, përveç se mungesë morali e respekti, dëshmon edhe për mungesë politikash në një kryeqytet që merr çmime majtas e djathtas, por nuk ka akoma ujë të pijshëm 24 orë dhe nuk po ja del të ndajë halenë nga kuzhina.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.