Zoti Veliaj, çne u tregove kaq budalla për 5 Majin?!

Postuar në 05 Maj, 2019 10:29

Të gjithë e mbajmë mend ”tironsin e squt”, Erion Veliaj që shtyu festimet për Ditën e Verës për shkak se në 14 Mars sinoptikanët e bashkisë kishin parashikuar “shi me gjyma”.

Zoti Veliaj madje iu referua sondazheve on line për të justifikuar shtyrjen e festimeve pikërisht 1 ditë pas protestës së opozitës. Vendim i “squt” nga pikpamja publiçitare, nga ato që pelivani Veliaj i përdor për propagandën e tij bajate. Ja se çfarë postonte zoti Veliaj 1 javë para Ditës së Verës:

Dhe parashikimet u vërtetuan në 17 mars, kur “skuthozi” Veliaj mori mikrofonin për të treguar kontrastin mes Tiranës së shkatërrimit dhe Tiranës së Festimeve.

Por çuditërisht zgjuarsinë e tij zoti Veliaj nuk e vuri në punë për një festë të shënuar dhe flamurtare si ajo e 5 Majit, ku të majtët e kanë bërë zakon të vendosin shallin e kuq si pasardhës të çlirimtarëve. Kjo ditë meritonte diell, por Zoti apo Universi e ndau për shi. Megjithatë Velo djali nuk u tregu i “squt” madje doli budalla i trashë, la të qullosen në shi të gjithë pasardhësit e clirimtarëve, madje nuk e rruajti fare për qytetarët që do dilnin për të festuar 5 majin në një mori aktivitetesh me balerina, panaire, danc sportiv dhe filma artistikë. Ne iu drejtuam zotit Kalemi, zëdhënës i Bashkisë për të mësuar pse nuk u ndoq e njëjta praktikë si në Ditën e Verës dhe a pati ide për ndonjë sondazh të ngjashmë, por nuk morëm përgjigje. Më poshtë po ju përcjellim kalendarin e festimeve të Bashkisë së Tiranës, bashkangjitur me deklaratat e Shefit të sektorit të kontrollit të territorit, në Bashkinë e Tiranës, Toni Beni dhe Drejtoreshës për Rininë në Bashkinë e Tiranës, Aspasjana Kërxhalli.

Njoftimi

Drejtoresha për Rininë në Bashkinë e Tiranës, Aspasjana Kërxhalli ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës që të bëhen pjesë e aktiviteteve festive në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Sheshin “Nënë Tereza”, Sheshin “Skënderbej” dhe në Parkun e Liqenit Artificial. “I ftojmë të gjithë qytetarët e Tiranës të bëhen pjesë e “Ditës pa makina” sepse do të ketë një sërë aktivitetesh"

Në sheshin “Skënderbej” do ketë një koncert nga kori i Liceut Artistik, panairi i organizatave rinore, panairi i librit, kurse në lulishten para bashkisë do të mbahet ceremonia e vendosjes së pikturave të partizanëve, ndërkohë që sërish në shesh do të jetë një zonë kushtuar fëmijëve”, tha Kërxhalli.

Një vend të veçantë do të zërë edhe panairi i bujqësisë para Ministrisë së Bujqësisë, ku qytetarët mund të njihen me disa nga produktet e zonës, e për të vijuar më tej me panairin e operatorëve turistikë. Ndërkaq, në parkun “Rinia” zhvillohet finalja e lojërave olimpike për shkollat 9-vjeçare, duke vijuar përgjatë gjithë bulevardit me aktivitete të ndryshme sportive, volejboll, basketboll, kalceto, ping-pong etj.

Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Sheshin “Nënë Tereza” do të zhvillohet edhe Panairi i antikuarëve të Tiranës, ndërsa do të ketë edhe një ceremonial i skulpturave të Partizanëve. Gjithashtu, është menduar një program i pasur artistik, ku nuk do të mungojë Kori i Shkollave të Mesme, shfaqja e filmave të vjetër shqiptarë me temë nga LANÇ etj.

“Do ketë një performancë nga  balerinë profesionistë, ku subjekti i kërcimit të tyre do t’i dedikohet Luftës Nacional-Çlirimtare. “Ditën e diel do të ketë një bllokim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke filluar nga sheshi “Skënderbej” deri në sheshin “Nënë Tereza”. Nga ora 8:00 e mëngjesit, deri në orën 17:00, ky shesh do të jetë i bllokuar për lëvizjen e makinave. Gjithashtu, edhe rrugët ndërlidhëse, ose që ndërpresin bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të jenë të bllokuara. Policia Bashkiake, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, do të marrin masa edhe në lidhje me sigurinë e aktiviteteve”, deklaroi Toni Beni.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.