DASH: Berisha, jo në listën e zezë të vizave

Postuar në 01 Shkurt, 2019 12:23

Departamenti Amerikan i shtetit ka reaguar për dyshimet e hedhura nga kryeministri Rama në parlament, për refuzimin e vizës amerikane për ish-kryeministrin Berisha.Në një koment për Gazetën Shqiptare  ky departament thotë se refuzimet e vizave për raste korruptive i publikon gjithmonë në faqen online. https://www.state.gov/j/inl/rls/prsrl/2018/index.htm.

Ndërsa emri i Berishës sipas Departamentit amerikan nuk figuron në këtë faqe. Përtej këtyre pak publikimeve, (në listë ndodhen Adriatik Llalla, Tom Doshi dhe familjet përkatëse) në përgjithësi Shtetet e Bashkuara nuk komentojnë çështje individuale të vizave”, shkruhet në përgjigjen e Scott Lueders, specialist i çështjeve publike në Byrone e çështjeve ligjore dhe trafikut të narkotikeve në DASH.

Dyshimet për refuzimin e vizës u shtuan pasi Rama iu drejtua në parlament me fjalët: “Sali ti e kapërcen dot oqeanin me dasht? Hajde përgjigju, ti me dash e kapërcen dot oqeanin Sali?“ Vetë Berisha në një ndërhyrje telefonike në “Opinion” mohoi t’i jetë refuzuar vizë nga ndonjë përfaqësi e huaj. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.