Flet për mungesë përvoje edhe Elisa Spiropali!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Postuar në 22 Janar, 2019 13:37

Socialistët kanë hapur një debat mediatik se përse do të kundërshtojnë propozimin e presidentit të Republikës për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Bahri Shaqiri do të rrëzohet sepse sipas socialistëve nuk ka përvojë financiare. E tha në fillim këtë deputeti Ulsi Manja, e përsëriti sot ministrja Elisa Spiropali.

Mjerimi i këtij sorollopi është se realisht nuk ka se çfarë të thotë më. Pozicioni i zonjës Spiropali që flet për mungesë përvoje është grotesk. Zonja u katapultua në detyrën shumë të rëndësishme të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave duke patur vetëm një përvojë: shkruante opinione në gazeta të ndryshme, hapësirën e së cilës e kishte blerë shefi i saj politik. Sa për Mjaft-in, ajo nuk është përvojë, por karikaturizim i të ashtuquajturës shoqëri civile.

Si mundet atëherë zonja në fjalë që iku nga doganat me dështim dhe akuza nga më të rëndat të flasë sot për përvojë?

Sigurisht që Shaqiri mundet të mos i plotësojë kriteret për të qenë kryetar i KLSH-së, por kundërshtimi i socialistëve ka të tjera arsye. Edi Rama nuk do më një Bujar Leskaj tjetër në KLSH. Zullumi është shumë i madh dhe në rastin e Dh Albania-s, p.sh i nxjerr fijet shumë lart. Aty duhet një zgjidhje kompromisi, të cilin zotëria do të duhet ta negociojë me Presidentin, pasi nuk mund ta lëjë vendin edhe pa KLSH siç e la pa Gjykatë Kushtetuese.

Problemi ka vetëm një emër: Edi Rama. Faturën e paguan mbarë vendi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.