spiropali

Elisa në botën e çudirave

Postuar në 19 Shkurt, 2019 17:41

Me një ngjitje domethënëse në karrierë pas ikjes nga Drejtoria e Doganave, ku u përfol për milionë euro përfitime të paligjshme, Elisa Spiropali tani është përballë një tjetër akuze të ngritur nga Partia Demokratike.

Ajo akuzohet se ka përfituar 550 milionë lekë përmes një skeme ku janë të përfshirë familjarët e saj, më konkretisht vëllai dhe bashkëshorti i saj. 

Ministrja është viktimë edhe vetë

Postuar në 08 Shkurt, 2019 22:50

Po diskutohet shumë këto orë një vizitë e ministres Elisa Spiropali në shtëpinë e vajzës së mitur në Kavajë e cila sipas raportimeve të policisë është përdhunuar për disa kohë nga bashkëmoshatarë të saj nën presionin e videove intime. Ky është version paraprak, për të cilin do të duhet të shprehet gjykata.

Vizita e Spiropalit siç u tha u bë pas kërkesës së vetë familjarëve, konkretisht gjyshit të vajzës.

CV-ja për të qenë ministër i PS./Të jesh shoqe e Spiropalit dhe Veliajt

Postuar në 26 Janar, 2019 12:01

Besa Shahini është një prej figurave të reja që u është besuar portofoli i ministrit në qeverinë e Edi Ramës. Ashtu si Gent Caka para se të merrte këtë post zonja Shahini ka shërbyer si zv/ministre e Arsimit. Nuk është prurje që vjen nga forumet e PS dhe për më tepër e panjohur në jetën publike në lidhje me fushën që mbulon.

Flet për mungesë përvoje edhe Elisa Spiropali!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Postuar në 22 Janar, 2019 13:37

Socialistët kanë hapur një debat mediatik se përse do të kundërshtojnë propozimin e presidentit të Republikës për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Bahri Shaqiri do të rrëzohet sepse sipas socialistëve nuk ka përvojë financiare. E tha në fillim këtë deputeti Ulsi Manja, e përsëriti sot ministrja Elisa Spiropali.

Partia në këmbë me bathët e Saimirit

Postuar në 11 Gusht, 2018 17:59

Statistikisht qeveria thotë se ia ka dalë me krimin, atë të rrugës. Dhe për këtë numëron sa koka më pak ikin nga viti në vit.

Kryeministri del dhe lexon grafikë, duke shpalosur viza që i quan sukses të shtetit ligjor që drejton. Ministri që mori meritat tani është vetë për në burg, ndërsa zgjidhjet që propozohen për të shmangur masakra si ajo e Selenicës janë sërish fushatat publiçitare të modelit Tahiri për mbledhjen e armëve.

Si në kohën e Berishës/Ankesat më të shumta për OSHEE, ALUIZNI, hipoteka

Postuar në 02 Maj, 2018 19:13

Pasi mori kritika në Asamblenë e PS-së për faktin se nuk dha asnjë shifër, koordinatorja për Platformën e Bashkëqeverisjes, Elisa Spiropali, ka vendosur të flasë diçka më konkretisht. Në një intervistë për TemaTv, ajo thotë se problemet më të mëdha që vijnë nga ankesat e qytetarëve janë në agjenci si OSHEE, ALUIZNI dhe hipotekat.

Për ata që duan të kuptojnë marrëveshjen e detit me Greqinë...

Postuar në 01 Shkurt, 2018 21:57

Sot në emisionin “Opinion” në Tv Klan, që cilësohet si më i ndjekuri dhe më me ndikim në mediat televizive, po zhvillohet “debat” për marrëveshjen e detit me Greqinë. Si për të përligjur seriozitetin e emisionit, që duket se shkon në përpjestim me synimet e organizatorëve, në studio ishin ftuar për të folur, Elisa Spiropali, Mesila Doda, Gent Strazimiri, Panajot Barka dhe Mustafa Nano. 

Patriotizmi shpërblehet

Postuar në 09 Janar, 2018 17:14

Çështjet organizative të Partisë Socialiste vijojnë të trajtohen si lajme që lidhen me fatin e Shqipërisë.  Interesi i medias që është në inflacion të dukshëm me rëndësinë e procesit politik që përfaqëson sot kjo parti, i jep mundësinë elitës së komanduar të epokës Rama të afirmojë me komoditet parrullat për timonierë që mendojnë vetëm për  integrimin e Shqipërisë.

Mikrofonët janë në dispozicion ashtu dhe zëdhënësat e kësaj politike, një prejt të cilave Elisa Spiropali, ish-drejtoreshë  e Doganave. Pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste ajo dha këtë prononcim:

Spiropali ka bërë 5 milionë euro në dogana?!

Postuar në 28 Maj, 2016 16:47

Elisa Spiropalit, tashmë zëdhënëse e asaj që quhet Partia Socialiste, i ka ardhur sërish radha të flasë. Një vit pasi la doganat ku u përfol për çdo gjë, Spiropali, ka marrë guximin e ka folur për dekriminaliImin. Tha Spiropali: “Lulzim Basha dhe Partia Demokratike nuk po përgjigjen për Flamur Nokën i cili në Formularin e Dekriminalizimit, në rastin më të mirë, ka bërë deklarim të rremë dhe dënohet nga ligji me heqje të mandatit.

Spiropali ofendohet, dhe me të drejtë: Unë kam përfituar nga qindarkat e kursit të anglishtes?!

Postuar në 26 Gusht, 2015 17:54

Pages

Subscribe to RSS - spiropali