R-AMA rikthen transmetimet analoge

Postuar në 11 Shtator, 2018 16:12

Ankesat që vërshuan drejt Autoritetit të Mediave Audiovizive për fikjen e transmetimeve analoge në qarqet Tiranë dhe Durrës u prezantuan si arsyet që çuan në anullimin e vendimit dhe shtyrjen e afatit edhe me 4 muaj, por urdhëri ka qene ne fakt i kryeministrit Rama.

Megjithatë kreu i AMA-s, Gentian Sala, bëri me dije se vendimi kishte si shkak situatën e krijuar në terren ditët e fundit, kur janë krijuar vështirësi në pajisjen e qytetarëve me dekodera.

"Nga inspektimet në pikat e shitjeve të dekoderave në qarqet e Tiranës dhe të Durrësit, ku ka kërkesa të jashtëzakonshme për këtë pajisje, AMA ka evidentuar problematika të cilat kërkojnë kohë për t’u zgjidhur. Interesi i publikut dhe siguria për të garantuar të drejtën kushtetuese të qytetarëve për informim na detyrojmë ta shtyjmë edhe 4 muaj procesin, në mënyrë që të normalizojmë situatën".

Me gjasë i informuar për ankesat jo vetëm të qytetarëve, por edhe të pronarëve të mediave kombëtare, kryeministri Rama shkruajti në një postim në twitter se vendimi i AMA-s për mbylljen e transmetimeve analoge për Tiranën dhe Durrësin ka qenë i nxituar, duke u kujdesur që ta quajë AMA-n si Autoritet i Pavarur (nga qeveria). “Përshëndes vendimin e autoritetit të pavarur për rindezjen e sistemit të vjetër të transmetimit televiziv. Zbatimi i normës europiane është një domosdoshmëri, por nuk fiket sistemi i vjetër pa siguruar akses për këdo në sistemin e ri”-shkruan edi rama në postimin e tij.

Shtyrjen e afatit për mbylljen e transmetimeve analoge e kërkoi edhe Partia Demokratike përmes kryetares së së Komisionit të Medias, Albana Vokshi. Kjo kërkesë sipas PD u firmosu nga të gjithë deputetët e opozitës në Komisionin e Medias. rikthimi i transmetimeve analoge do të bëhet deri më 15 janar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.