"Ta mbështes idenë"

Postuar në 10 Gusht, 2018 12:03

Heshtja e kryeministrit Rama në përviim të një debati për shkëmbim të terrirtoreve mes Kosovës dhe Serbisë nuk e bën atë më pak pjesëmarrës në këtë vizatim që po merr autorësinë e Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiç. Qeveria shqiptare nuk ka dalë me një qëndrim, po ashtu edhe opozita. Edhe këtë radhë e mësojmë nga diplomatët e huaj se çfarë idesh ka kryeministri ynë.  

Karl Bildt, ish kryeministër i Suedisë dhe një kolumnist për “The Washington Post”, ne nje analize botuar ne prestigjiozen amerikane, zbulon se Edi Rama i ka shprehur atij qëndrimin se "ishte i hapur për idenë e Vuçiç"- shkruan Bildt për gazetën amerikane.

"Presidenti serb Aleksander Vucic po mendon përgjatë disa prej këtyre linjave, dhe Kryeministri shqiptar Edi Rama duket të ketë qenë gjithashtu i hapur per kete ide, siç më tha në bisedë. Mund të ketë versione të ndryshme të skemave të ndarjes. Kosova mund të lëshojë zonën në veri të lumit Ibër, e banuar pothuajse ekskluzivisht nga serbët dhe pastaj të fitojë njohje diplomatike dhe ndoshta të fitojë edhe disa lokalitete kryesisht të banuara në Serbinë jugore"- thekson Bild, duke shtuar se "ka nga ata në Bruksel dhe Uashington që mund të thonë se nëse liderët në rajon bien dakord për një shkëmbim territori mes Serbisë dhe Kosovës, pse duhet të kemi ndonjë kundërshtim? 
Por një qëndrim i tillë është i rrezikshëm. Në një kohë kur e gjithë vëmendja duhet t’i kushtohet nxitjes së stabilitetit, me këto çështje thjsht nxit e krijon tronditje në dekadat e ardhshme”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.